Peshon 300 kg – kërkon ndihmë përmes YouTube
Sun 11 Mar 2012 - 2:52
Robert Gibs, 23 vjeç, nga Kalifornia para disa ditësh ka publikuar një xhirim në YouTube duke kërkuar ndihmë për mbipeshën e tij. Pesha e tij lëviz nga 270 deri në 320 kilogramë.
Në video i riu thotë se ka frikë se do të vdesë nga mbipesha para se të rriten mbesa dhe nipi i tij, për të cilët pohon se janë arsyeja kryesore pse dëshiron të humbë në peshë.Ai ka treguar se ka provuar gjithçka, nga dieta deri te trajtimet mjekësore, për të humbur në peshë. Përmes xhirimit ai kërkon ndihmë nga kushdo- mjekët, nutricionistët, trajnerët personalë etj., dhe mendon se kjo video është shpresa e fundit që i ka mbetur.
Ndërkohë, thuhet se kjo video ka ndikuar që Gibsit t’i ofrohet ndihmë nga ekspertët dhe ai është në proces për t’iu nënshtruar programeve të ndryshme për të zvogëluar peshën e madhe. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi