Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna e trinjakeve kërkon ndihmë nga shteti Empty Nëna e trinjakeve kërkon ndihmë nga shteti

Tue 1 Mar 2011 - 0:40
Nëna e trinjakeve kërkon ndihmë nga shteti TRINJAKET28
Ekziston një shprehje që thotë se një fëmijë është pak dhe dy janë shumë. Një nënë e quajtur Afërdita Çela, vendosi të shtonte familjen e saj, pasi kishte një vajzë 2-vjeçare.
Megjithatë, familja Çela u zgjerua menjëherë me tre antarë të rinj, pasi Zonja Afërdita lindi trinjake në shtator 2010, ndërsa historia e saj e veçantë u raportua nga emisioni i pasdites në Top Channel.

Pas një shtatzanie të parë të vështirë, çifti Çela u mendua gjatë përpara se të vendoste të lindte një fëmijë të dytë.

Kundër të gjitha gjasave, ata mbetën të shtangur, kur mjekët i lajmëruan se në vend të një, prisnin plot tre vajza.

Kushtet ekonomike, por mbi të gjitha përgjegjësia e madhe e të shndërruarit menjëherë në prindër të katër fëmijëve, ishin ato që frikësuan fillimisht bashkëshortët Çela.

”Kur mbeta shtatzanë për herën e dytë, ishte një gëzim shumë i madh për mua, por pasi mjekët më treguan se prisja tre fëmijë, u mërzita. Më shkoi mendja tek përgjegjësia e madhe dhe pyeta veten se si do t’i rris”, rrëfen Afërdita.

Oriada, Sejda dhe Arjana tani janë 6-muajshe dhe qajnë vazhdimisht, ndërsa janë në procesin e daljes së dhëmbëve të parë.

Sejda ishte e para midis binjakeve që lindi, me peshën 2,4 kilogram, e ndjekur nga motra më e shëndetshme, Oriada 2,7 kilogramshe dhe Arjana, më e imta, vetëm 1,5 kg.

Edhe pse trinjake, të treja veçohen që në muajt e parë të jetës nëpërmjet karakterit të tyre. E para është më melankonike, e mesit është më llupësja, ndërsa e fundit është shumë gazmore.

Me katër fëmijë në fillimin e jetës së tyre, dita e 34-vjeçares Afërdita nis në orën 4:30 të mëngjesit dhe nuk dihet se kur përfundon.

Pasi vendos në gjumë vajzat, i duhet të merret me punët e shtëpisë, ndërsa jeta e saj e mëparshme ka ndryshuar në mënyrë drastike.

”Vajzat zgjohen që me natë, qajnë, duan të pijnë dhe për mua është shumë e vështirë. Nuk di me kë të merrem përpara, pastaj është edhe Sara. Vetëm 2 vjeç, edhe ajo ka nevojë për shumë përkujdesje. Të rrisësh katër fëmijë është shumë e vështirë, më duhet të qëndroj vetëm brenda këtër mureve”, shton 34-vjeçarja.

Pavarësisht vështirësive, Afërdita është në gjendje që t’i bëjë ballë të gjitha problemeve, sikur të mos ishte për vështirësitë e saj ekonomike.

Nëna e katër fëmijëve jeton në një shtëpi me qera në Laprakë, të cilën e ndan me dy kurora të tjera të familjes. Dhoma e saj e vetme është ajo e gjumit, ndërsa dhomën e përbashkët të ndenjies e ndajnë 12 persona.

Bashkëshorti i saj, i cili kur punon vetëm kur gjen punë në ndërtim, prej një muaji ka emigruar në Itali, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës për familjen e tij të madhe.

”Këtu ai punonte në të zezë, fitonte vetëm 200 mijë lekë (të vjetra), përveçse lodhej shumë, pasi dihet sa e mundueshme është një punë në ndërtim”, thotë Afërdita për burrin e saj.

”Ndihmë ekonomike, shteti më ka lidhur vetëm nga 30 mijë lekë të vjetra për fëmijë dhe asgjë më shumë”.

Me këto para, familja Çela nuk mund të mbulojë as nevojën ushqimore të fëmijëve të saj. Të katërt vajzat, sipas nënës së tyre, kanë nevojë për të paktën 25 mijë lekë në muaj, vetëm për të ngrënë.

Ndonëse ka trokitur në dyert e Bashkisë dhe institucioneve të tjera, Zonja Çela nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje.

”Kam kërkuar ndihmë, jam ankuar në Bashki, por askush nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen rëndë t’a them, por i kam shkruar edhe Jozefina Topallit, pasi kam lexuar për jetën e saj me vuajtje.

Prej saj nuk më ka ardhur absolutisht asnjë lloj përgjigje. Jam e bindur që me shumë sakrificë do t’i rris fëmijët e mi dhe do t’i bëj dikushi në jetë, edhe nëse askush nuk do të më japë asnjë ndihmë, vetëm se do t’a kem më të vështirë kështu”, përfundoi Afërdita.Nëna e trinjakeve kërkon ndihmë nga shteti TRINJAKET28-2Nëna e trinjakeve kërkon ndihmë nga shteti TRINJAKET28-3
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi