Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nëna e trinjakëve, u lyente thonjtë me manikyr, për t’i dalluar Empty Nëna e trinjakëve, u lyente thonjtë me manikyr, për t’i dalluar

Fri 10 Aug 2012 - 15:06
Ardhja në jetë e Thomas, Edward dhe Harry Chalwin, në këtë mënyrë, mund të ndodhë një në 200 milion herë. Pra, është një rast shumë i rrallë që trinjakë të lindin kaq të ngjashëm, gati të njëjtë 100%.Tre vëllezërit erdhën në botë në muajin prill. Ata lindën me operacion dhe peshonin vetëm 1.800 gram secili. Gjatë tri javëve të para, ndodheshin në spitalin Stoke Mandeville, në Angli dhe ushqeheshin me tubacion.Por tashmë janë të sigurt në shtëpinë e tyre dhe peshojnë rreth 5.5 kg secili.
Nëna e tyre Claire ndjehet mjaft krenare. Ajo tha se në fillim nuk i dallonte dot se cilët ishin, ndaj u lyente thonjtë me manikyr për t’i dalluar. “Ishte shumë e vështirë në fillim, ndaj më erdhi ideja me ngjyrat. Ua lyeja një herë në javë, për t’i dalluar, por tani s’kam problem, i dalloj menjëherë”, tha ajo për mediat britanike.

Claire dhe bashkëshorti i saj Paul dëshironin një vëlla për djalin e tyre 3-vjeçar, William. Dështimi që pësoi Claire qershorin e kaluar, i trishtoi. Por tashmë kjo është e shkuar, se nga një vëlla që kërkonin, ata i dhuruan William tre vëllezër!

Mundësitë që një grua të lindë trinjakë nga një shtatzëni normale, është një në 4.000, ndërsa mundësia që trinjakët të ngjajnë si tri pika uji, është 1 në 200 milion! /alb-observer.com/
Nëna e trinjakëve, u lyente thonjtë me manikyr, për t’i dalluar 26Nëna e trinjakëve, u lyente thonjtë me manikyr, për t’i dalluar 19Nëna e trinjakëve, u lyente thonjtë me manikyr, për t’i dalluar 44
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi