Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

11 vjeçari “njeri-ujk” kërkon ndihmë për trajtim! Empty 11 vjeçari “njeri-ujk” kërkon ndihmë për trajtim!

Fri 22 Apr 2011 - 19:54
Një 11 vjeçar “njeri-ujk”, i cili dëshpërimisht kërkon ndihmë për trajtimin e gjendjes së tij, ka sjellë në pozicion të vështirë mjekët dhe ekspertët e huaj. Patil Pruthviraj është një ndër 50 njerëzit në botë të cilët vuajnë nga hirsutizmi, një sëmundje e rrallë e njohur dhe si sindroma e “njeriut-ujk”. Fytyra dhe trupi i fëmijës janë të mbuluara me qime të dendura dhe të ngatërruara, gjithësesi vogëlushi nuk rresht së shpresuari se një ditë mjekët do të gjejnë një trajtim efektiv për gjendjen e tij. I lindur në Indi në rajonin Sangli pranë Mumbait, fëmija nuk është larguar kurrë nga shtëpia dhe në përgjithësi nga zona, për shkak të frikës së përqeshjes që mund të rrjedhojë nga paraqitja e tij e jashtme. Të vetmet pjesë të trupit të Patilit të cilat nuk janë të mbuluara me qime të dendura, janë pëllëmbat e duarve dhe thembrat e këmbëve. Prindërit e tij kanë provuar çdo gjë të mundshme për të ndihmuar gjendjen e vogëlushit të tyre si: homeopati, trajtime tradicionale, duke përfshirë akoma edhe kirurgjinë lazer, por pa sukses. Mendohet se e gjithë kjo është një anomali gjenetike e shkaktuar nga një komplikacion gjatë shtatzënisë së nënës së tij. E ëma 32 vjeçare thote me keqardhje: “Gjëja e vetme që na ka mbetur është që t’i lutemi Zotit për ndihmë. Është e tmerrshme kjo që ndodh tek ne … Pamja e tij është groteske dhe kudo që shkon njerëzit mblidhen për ta parë dhe për ta përqeshur. Kur shkoi për herë të parë në shkollë, shumë fëmijë u terrorizuan, ca të tjerë e sulmuan dhe e tallën, ndërsa tani e trajtojnë si një fëmijë të zakonshëm”. Pruthviraj thotë se pret me padurim kohën kur shkon për të bërë lazer, edhe pse pak pas terapisë qimet dalin sërish dhe vazhdojnë të rriten! U përgjërohet mjekëve që t’i gjejnë një trajtim të sigurtë dhe të efektshëm për t’u çliruar nga kjo torturë, por për fat të keq mjekët deri tani nuk kanë asnjë zgjidhje konkrete për gjendjen e tij të vështirë.
11 vjeçari “njeri-ujk” kërkon ndihmë për trajtim! Njeri-ujk
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi