Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bajgorë, drejtori i shkollës ngacmon seksualisht nxënësen 13 vjeçare Empty Bajgorë, drejtori i shkollës ngacmon seksualisht nxënësen 13 vjeçare

Thu 26 Jan 2012 - 14:35
Drejtori i një shkolle fillore në Bajgorë të komunës së Mitrovicës, është arrestuar ditë më parë për shkak të dyshimit të bazuar se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare, nxënëse e kësaj shkolle. Ai është intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.
Zyrtari rajonal për informim publik në Policinë e Kosovës në Mitrovicë, toger Besim Hoti, tha se në bazë të një ankese të paraqitur në polici nga një nxënëse 13-vjeçare me prindërit e saj, më 13 janar të këtij viti, është arrestuar drejtori i shkollës fillore në fshatin Bajgorë, për dyshim të ngacmimit seksual ndaj saj.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit drejtori i është nënshtruar ndalimit policor, dhe ndaj tij është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. Gjatë kësaj kohe do të mblidhen prova lidhur me rastin, tha Hoti, dhe shtoi se kjo është ankesë shumë serioze, e cila do të ndriçohet pas zhvillimit të hetimeve intensive që kanë nisur lidhur me rastin.
Lidhur më këtë shefi i Zyrës për informim në Komunën e Mitrovicës, Ahmet Jashari, tha se janë të njoftuar për arrestimin e drejtorit.
Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë, deri më tani nuk ka pranuar shkresë zyrtare nga policia dhe hetuesia, kurse në momentin që do ta këtë do të fillojnë procedurën disiplinore, është shprehur Jashari për “Zëri”.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Bajgorë, drejtori i shkollës ngacmon seksualisht nxënësen 13 vjeçare Empty Re: Bajgorë, drejtori i shkollës ngacmon seksualisht nxënësen 13 vjeçare

Thu 26 Jan 2012 - 14:59
qmenduri vajz 13. vjeqare esht ende femi si aj i qmendur dhe drejtor i shkolles me ngacmu nje femi turp
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi