Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fundi i evolucionit? Shkencëtarët thonë se truri ka arritur kulmin Empty Fundi i evolucionit? Shkencëtarët thonë se truri ka arritur kulmin

Thu 26 Jan 2012 - 15:22
Fundi i evolucionit? Shkencëtarët thonë se truri ka arritur kulmin Truri
Ne kemi shpikur penicilinën, anije kozmike, kompjuter dhe zemër artificiale pavarësisht shumë dëshirave të tjera. Kur inteligjenca humane do të tejkalojë këtë? Përgjigja nëse i referohemi shkencëtarëve është asnjëherë.
Truri i njeriut ka arritur kulmin dhe se fizikisht është e pamundur për ne që të bëhemi më të zgjuar shprehen shkencëtarët. Ata pohojnë se nëse do të duam rritjen e inteligjencës, trurit të njeriut i duhet një sasi më e madhe energjie dhe oksigjeni – këtë gjë nuk mund t’ia sigurojmë.
Kërkuesit e Universitetit të Kemrixhit kanë analizuar strukturën e trurit dhe kanë punuar mbi sasinë e energjisë që harxhojnë qelizat e tij. Profesori i neurobilogjisë, Simon Laughlin, shprehet se funksionimi i trurit kërkon energji dhe kërkesat e tij po shkojnë në cakun e fundit nga ajo që mund t’i ofrohet” dhe shton se “kjo do të thotë se këtu është caku i informacionit që mund të përpunojë”.
Shkencëtarë të tjera shprehen se “rrjeti” apo fibrat që lidhin zonat e ndryshme të trurit me njëra-tjetrën nuk mund të përmirësohen më tej. Ata kanë zbuluar se njerëzit e mençur kanë rrjetin më të mirë, ku mesazhi kalon shumë shpejt nga një zonë në zonën tjetër në tru. Por ata theksojnë se do të duhet energji ekstra që rrjeti i trurit të bëhet më efiçent. Kjo është e pamundur për njerëzit që do të thotë se nuk mund të bëhemi më të zgjuar.
Ed Bullmore, profesor i psikiatrisë në Kambrixh, thotë se njerëzit e zgjuar “paguajnë” për këtë pasi truri i tyre harxhon më shumë energji.
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Fundi i evolucionit? Shkencëtarët thonë se truri ka arritur kulmin Empty Re: Fundi i evolucionit? Shkencëtarët thonë se truri ka arritur kulmin

Thu 26 Jan 2012 - 15:52
Behet fjale per nje apo disa shkenctare, nese mund t'i quajme. Ky mendim i tyre, do bije poshte (nese nuk ka rene) deri ne momentin qe shkruajme, sepse njerezimi ka perdorur vetem 5% te potencialit te mendjes se tij deri me tani! Ndersa potenciali 100% i njerezimit ku eshte? Ashtu siq ka arrit deri ne kete %, do te arrije edhe ne 10%, 20, 30 apo 100%, vetem se duhet kohe, eshte dicka e pandalshme. Vetem imagjinojeni se kur te arrije njeriu ta shfrytezoje gjithe poetncialin e tije mendore..., mund te beje gjithcka, mund te arrije gjithcka dhe mund te shkoje gjithkund.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi