Zogu i hap një vrimë 1 metër aeroplanit
Fri 27 Jan 2012 - 2:50
TOKIO, Japoni – Një aeroplan patrullues i rojës bregdetare japoneze i shpëtoi për pak katastrofës kur një albatros u përplas me të. Zogu i hapi një vrimë me diametër 1 metër aeroplanit Bombardier DHC8-315, mu në hundën e tij. Por piloti nuk e ndjeu nevojën që aeroplani të bënte ulje dhe vijoi edhe për një orë tjetër fluturimin deri në destinacion. Ministria e Transporteve thotë se ka nisur një hetim për incidentin. Ndërkohë ajo bëri të ditur se do ngrejë një radar në portin e Tokios për të ndihmuar që të gjurmohen zogjtë, në mënyrë që të shmanget dalja e tyre përpara aeroplanëve. Ky do jetë projekti i parë i tillë në Japoni. Grupet e zogjve janë gjithmonë në rritje në aeroportin më të madh në vend pavarësisht përpjekjeve për t’i larguar./tema/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi