Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E pabesueshme! Ndërsa po flinte u hap një vrimë e madhe në dhomë dhe e përpiu! Empty E pabesueshme! Ndërsa po flinte u hap një vrimë e madhe në dhomë dhe e përpiu!

Sat 2 Mar 2013 - 14:40
E pabesueshme! Ndërsa po flinte u hap një vrimë e madhe në dhomë dhe e përpiu! Vrima-300x197I shokuar opinioni amerikanë nga ky incident i paprecedent!
Autoritete amerikane u detyruan të largojnë nga zona prindërit e një 36 vjeçari, i cili ndërsa po qëndronte në dhomën e gjumit, papritur u hap një gropë e madhe dhe e përpiu duke përfunduar në thellësi të tokës, njoftoi CNN.
Ky incident të pazakontë, i cili u diskutua nga shumë rrjete informative amerikane, ndodhi në të gdhirë të së premtes në Brandon, në periferi të Tampa. Autoritete policore kur mbërritën në vendngjarje, gjetën një vrimë të madhe dhe shumë të thellë, e cila duket edhe nga pjesa e jashtme e shtëpisë, por ishte shumë e vështirë për të ta që të vinin në kontakt apo t’i ofronin ndihmë viktimës.
“Sipas vështirësisë së situatës, 36-vjeçari duhet të ketë vdekur. Asgjë nuk tregon se ai mund të jetë gjallë”, deklaroi Jessica Dame, zëdhënës për zjarrfikëset e qarkut Chilsmporo, për CNN.
Mësohet se në momentin kur ndodhi ngjarja, viktima kërkoi ndihmën e të vëllait i cili nuk ia arriti ta ndihmonte. Pesë adoleshentë dhe një fëmijë dy vjeç ndodheshin në shtëpi në momentin kur vrima u hap papritur dhe përpiu 36-vjeçarin.
Jessica Dame pohoi gjithashtu se dimensionet e vrimës janë shumë të mëdha, ajo është 30 metra e gjerë dhe më shumë se 15 m e thellë, ndoshta edhe më shumë, pasi me sy të zhveshur nuk duket fundi i saj./alb-observer.com/

Për më shumë rreth kësaj ngjarje kaq misterioze në videon në vijim:
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

E pabesueshme! Ndërsa po flinte u hap një vrimë e madhe në dhomë dhe e përpiu! Empty Re: E pabesueshme! Ndërsa po flinte u hap një vrimë e madhe në dhomë dhe e përpiu!

Sat 2 Mar 2013 - 15:27
e pabesueshme!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi