Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Kthimi” i Blerta Zeqirit, fiton në “Sundance Film Festival” Empty “Kthimi” i Blerta Zeqirit, fiton në “Sundance Film Festival”

Sat 28 Jan 2012 - 21:40
“Kthimi” i Blerta Zeqirit, fiton në “Sundance Film Festival” 50799TIRANE- Filmi i regjisores kosovare, Blerta Zeqiri, i prodhuar nga “Prishtina Film”, është filmi i parë kosovar, por edhe shqiptar, që merr pjesë në programin zyrtar të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, “Sundance Film Festival”. Por, kjo nuk është hera e parë që Zeqiri paraqitet në skenat botërore të filmit, pasi filmat e saj kanë marrë pjesë në mbi 40 festivale ndërkombëtare të filmit, ku edhe janë shpërblyer shumë herë.

Por, padyshim kjo është fitorja më e bujshme e regjisores nga Kosova. Filmi i saj rrëmbeu gjashtë nga tetë çmimet e festivalit. Pas shqyrtimit të 7,675 filmave të shkurtër nga anembanë bota, “Sundance Film Festival” përfshiu filmin “Kthimi” të regjisores Blerta Zeqiri mes 64 filmash të programit të filmit të shkurtër të festivalit. “Sundance” është themeluar nga aktori i famshëm amerikan Robert Redford dhe njihet si festivali më i madh i filmit të pavarur në SHBA. Mbahet çdo vit në Park City, Utah. Shumë regjisorë të njohur botërorë si Quentin Tarantino, Jim Jarmush, Alexander Payne, Robert Rodrigez, Kevin Smith, Steven Soderbergh, Spike Jonze kanë dalë nga ky festival. Edicioni në fjalë do të mbahet prej 19-29 janar 2012. Filmi “Kthimi” është një histori e pasluftës dhe flet për një burrë (Lulzim Bucolli), i cili i kthehet gruas (Adriana Matoshi) dhe djalit të tij nga një burg i Serbisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur është shpallur i zhdukur. Të vazhdohet aty ku e kanë lënë katër vite më parë mund të mos jetë aq e lehtë sa duket. Filmi i regjisores nga Kosova, është i pari film që me këto çmime hyn në historinë e sukseseve ndërkombëtare.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi