Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Regjisori Almodovar në “AFI Film Festival” Empty Regjisori Almodovar në “AFI Film Festival”

Tue 8 Nov 2011 - 23:41
Regjisori spanjoll Pedro Almodovar është nderuar në “AFI Film Festival” i cili u çel mbrëmjen e së hënës, çka shënoi edhe 25 vjetorin e themelimit të kompanisë së produksionit të regjisorit të famshëm “El Deseo” e cila të parin film e ka prodhuar në vitin 1987.

“Law of Desire” apo “La Ley Del Deseo” ku ka qenë protagonist aktori Antonio Banderas ishte filmi i parë i realizuar prej tyre, film i cili përcolli një histori dashurie gay, një trekëndësh dashurie e cila për kohën u cilësua një temë kontroverse.

Almodovar, tani prezent në “AFI Film Festival” u ndal te sfida e madhe e realizimit të filmave.

“Është shumë e vështirë të bësh filma. ‘Law of Desire’ ishte filmi i parë që ne prodhuam dhe nuk kishin para, nuk gjetëm as investitor për filmin sepse ai ishte një moment tepër i vështirë për Spanjën. Por ne nuk u ndalëm pasi ne kishim një ëndërr dhe vendosëm ta ndjekim atë. Ne na interesonte që të realizonim një film, të shkonim në sheshin e xhirimit dhe të tregonim një histori. Kjo na mjaftonte”, ka rrëfyer regjisori 62-vjeçar, Pedro Almodovar.

Ai ka theksuar gjithaq se në çdo film të tijin krijimtaria artistike është një gjë. “Ajo që unë bëj kujdes të mos mungojë në asnjë prej produksioneve të mija është realiteti, dua që çdo gjë të bëjë sens”, ka vijuar Almodovar.

Me regjisorin spanjoll dhe themelimin e shtëpisë së tij të produksionit të filmave ka nisur edhe karriera e një ndër aktorëve më të famshëm të Hollivudit më pas, Antonio Banderas i cili ishte i përzgjedhuri për të interpretuar protagonistin kryesor në “Law of Desire”, i pari film i aktorit i cili më heret kishte interpretuar vetëm në teatër.

I pranishëm në “AFI Film Festival”, aktori 51-vjeçar Antonio Banderas e ka cilësur regjisorin, si njeriun e filmit që ka thyer rregullat.

“E ka bërë këtë në kinematografinë spanjolle por edhe atë botërore. Almodovar ka thyer rregullat e kinemase duke riskuar për të gjetur një mënyrë origjinale për të treguar historinë e tij, për të mos mbetur vetëm në sipërfaqen e një historie njerëzore”, theksoi Banderas.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinema, Almodovar është zgjedhur anëtar nderi i Akademisë Amerikane të Artit dhe Shkencës në vitin 2001 dhe gjatë karrierës së tij ka rrëmbyer 2 trofe OSCAR, disa trofe BAFTA dhe ka mundur të marrë dhjetra trofe të tjera në festivale kinematogeafike në të gjithë botën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi