Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër Empty Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër

Sat 3 Mar 2012 - 13:53
Gjakova bëhet me festival filmi të shkurtër 01-LA-KULTUR-Gjakova_behet_me_festival_filmi_te_shkurterNjë festival ndërkombëtar i filmi të metrazhit të shkurtër do të mbahet nga 21-26 mars në Gjakovë, ndërsa mëton të bëhet tradicional. Sipas organizatorëve, me këtë synohet që edhe Gjakova të futet në mesin e qyteteve, ku dashamirët e këtij arti të kenë mundësinë që të shohin arritjet e filmbërësve jo vetëm të vendit por edhe ndërkombëtarë.

Valdet Avdija nga instituti i shkrimtarëve dhe artistëve “Etuta”, që është organizator së bashku me Komunën e Gjakovës, ka thënë se përgatitjet po shkojnë mirë dhe se deri në fillim të festivalit çdo gjë do të jetë gati.

“Deri më tani janë dorëzuar 98 filma. Mirëpo jo të gjithë do të prezantohen para publikut, pasi është formuar një juri e cila do të përcaktojë se kush do të bëhet pjesë e këtij festivali”, ka thënë Avdija të mërkurën. Sipas tij përveç filmave të vendit, në mesin e projekteve filmike që do të prezantohen e që janë dorëzuar deri tash, ka edhe nga Zvicra, Franca, SHBA-ja e Argjentina. Filmat pjesëmarrës që do të futen në konkurrencë do të jenë të metrazhit të shkurtër. Ndërsa në këtë festival do të prezantohen jashtë konkurrencës dhe filma të metrazhit të gjatë. Sipas Avdiajt filmat do të shfaqen në dy kinema, në sallën e madhe të teatrit të qytetit dhe në sallën e

“Paolas Cino”. “Etuta Internacional Film festival”, sipas organizatorit Avdija, ka për qëllim ngjalljen e jetës kulturore në këtë qytet.

Kjo është hera e parë që në Gjakovë pritet të organizohet një festival i këtij formati.

“Gjakova si një vend i kultivimit të vlerave artistike, përmes realizimit të këtij projekti me karakter ndërkombëtar, veçsa do të gjallërojë jetën kulturore në Komunën tonë dhe më gjerë”, ka thënë Anton Shala, drejtor për Kulturë në KK të Gjakovës, duke arsyetuar mbështetjen e Komunës për këtë festival të filmit. /knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi