Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elvana- Besës: Kënga jote do të triumfojë në festival Empty Elvana- Besës: Kënga jote do të triumfojë në festival

Tue 8 Nov 2011 - 1:08
Elvana- Besës: Kënga jote do të triumfojë në festival Besa3-200x300“Botën do ndryshoja” është kënga më e re e Besa Kokëdhimës, me të cilën është prezantuar si një nga konkurrentet më të forta në festivalin “Kënga Magjike 2011”. Edhe pse pati në shtypin rozë disa shkrime sipas së cilave muzika e kompozitorit Pirro Çakos është kopjuar nga kënga “Fucking Perfect” e Pinkut, Besa është kthyer fuqishëm në këtë event.

Kompozitori i këngës, Çako, ka reaguar duke bërë publike partiturat e këngës, me qëllim që kushdo të jetë i lirë për t’i krahasuar me muzikën e këngës së amerikanes Pink. Thuhet gjithashtu se ai do të hedhë në gjyq gazetën që shkroi këtë thashethem, ndërsa Besa nga ana e saj nuk ka dashur të reagojë. Balada-rok “Botën do ndryshoja”, që këngëtarja ia ka kushtuar të fejuarit të saj, është orkestruar nga Darko Dimitrov, ndërsa deri më tani ka shënuar një numër rekord klikimesh në internet.

Mes të tjerëve, Besa Kokëdhima ka marrë edhe urimet e koleges së saj Elvana Gjata, e cila këtë vit rrëmbeu trofeun e madh të festivalit “Top Fest”. “Shumë emocionuese. Këngë triumfuese Besa. Kështu të duam të gjithë, të lumtë!”. Natyrisht, në momentin që Elvana nuk merr pjesë vetë në “Kënga Magjike”, për dikë do të bëjë tifozllëk dhe do t’i urojë fitoren dhe në këtë rast ajo duket se ka “votuar” për Besën!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi