Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Protestuesit ia rikthejnë këpucën kryeministres së Australisë  Empty Protestuesit ia rikthejnë këpucën kryeministres së Australisë

Sun 29 Jan 2012 - 4:03
Protestuesit ia rikthejnë këpucën kryeministres së Australisë  Kepuca-1-171x200KANBERA, Australi – Tensioni vijoi të jetë i lartë në Australi ndërsa aborigjenët dogjën flamurin përpara parlamentit në Kanberra. Ishte Dita e Australisë, por indigjenët e shohin këtë ditë si Ditën e Pushtimit. Ndërsa dogjën flamurin, ata këndonin “Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë toka e aborigjenëve”. Protestuesit aborigjenë sulmuan dje restorantin ku ishte kryeministrja Julia Gillard dhe lideri i opozitës Tony Abbott. Truprojat arritën të largonin kryeministren me shumë vështirësi. Ajo humbi këpucën, e cila u mor nga aborigjenët. Fillimisht pati një postim në eBay se këpuca po shitej, por më pas aborigjenët e kthyen atë. Kryeministrja dënoi sulmin që iu bë duke thënë se nuk pranohet që protestat të kthehen në të dhunshme. Në fakt protestuesit e kishin zemërimin me kreun e opozitës, që kishte kërkuar largimin e tendave të aborigjenëve. Një këshilltar për mediat në qeveri u largua nga detyra pasi mendohet se ishte ai që u dha informacion protestuesve për restorantin. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi