Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aurora Australisë, e pashoqe Empty Aurora Australisë, e pashoqe

Wed 18 Jul 2012 - 15:57
Pas mbërritjes në Tokë, stuhia e lindur pas shpërthimit të fortë në Diell më 12 korrik krijoi në atmosferë aurora (drita të poleve) të mrekullueshme, njëra më e bukur se tjetra, transmeton Starti njoftimin.

Copëzat e ngarkuara të cilat dolën në pah me hedhjen e masës së madhe koronare në Diell arritën në atmosferën tonë ditën e shtunë, të diel dhe të hënë. Në Jonosferë u krijuan rrezatime jeshile, bojëqielli dhe të kuqe si rezultat i bashkëveprimit mes fushës magentike të Tokës dhe stuhisë së ardhur nga ylli. Dritat magjike u pasqyruan në kamerat në Antarktidë , Zelandën e Re, Australi dhe Amerikën e Jugut. Larmia e ngjyrave vezulluese në qiell u vëzhgua dhe në qiellin e qytetit Duluth në Minesota të SHBA-ve.

Gjatësia horizontale e dritave të poleve e krijuar në mes 100 dhe 1000 km të atmosferës mund të arrijë në mijëra kilometra. Dritat e shfaqura afër polit jugor quhen Aurorat Australis.



Copëzat e krijuara pas stuhisë diellore të 12 Korrikut arritën në rruzullin tokësor me një shpejtësi 4,8 milion km në orë. Ngjarja e regjistruar si shpërthimi i gjashtë më i madh nuk krijoi ndonjë efekt negativ mbi Tokë. Pas shpërthimit diellor të vitit 1989 6 milion persona nga zona Quebec e Kanadasë mbetën pa energji elektrike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi