Aurora Molla, vajza që e parandjeu tragjedinë
Thu 24 May 2012 - 21:11
Aurora Molla një nga viktimat e aksidentit tragjik të ditës së hënës është varrosur një ditë me vonesë, pasi prindërit kanë dashur të përmbushin amanetin e saj.Aurora e kishte ndjerë fatin e saj që e priste, dhe para se të largohej i kishte thënë së ëmës se do të vinte në shtëpi edhe e vdekur për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj, Erjon Maxhari, më 23 maj.Ky i fundit nuk është përmbajtur në ceremoninë e varrimit, pasi i ka rënë disa herë të fikët. “Nuk mund të festohet në asnjë mënyrë më keq sesa sot ditëlindja ime,” është shprehur, i fejuari i Aurorës, Erjoni.Ndërsa, daja i Aurorës, Lutfi Muçka, tregon se ajo i kishte dhënë një fletore me poezi për ta lexuar. “Ishte e talentuar …Më ka ngelur peng që nuk ia botova poezitë përpara vdekjes”. Më pas ai citon një nga poezitë e saj që duket se flet shumë:
Tani o botë më uro gjumë të ëmbël,
Se do të fle e qetë larg njerëzve,
Hipokritë e llafazanë,
Dhe më duhet të pres të papriturën,
E aq shumëpritur,
Pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa ………..
Tani o botë më uro gjumë të ëmbël,
Se do të fle e qetë larg njerëzve,
Hipokritë e llafazanë,
Dhe më duhet të pres të papriturën,
E aq shumëpritur,
Pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa ………..
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi