Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Empty Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës

Mon 30 Jan 2012 - 16:13
Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Pelhura-earteNë muzeun “Victoria and Albert” në Londër u ekspozua një pëlhurë gjigante e ndërtuar e gjitha nga rrjeta e “Merimangës së Artë”, lloj merimange që ka si habitat natyral ishullin e Madagaskarit në Oqeanin Indian.

Pëlhura është produkt i një projekti 7-vjecar të stilistit Nicholas Godley dhe historianit britanik, Simon Peers, të cilët për vite me radhë kanë jetuar në Madagaskar.

Ideja për mbledhur rrjetën e “Merimangës së Artë”, i lindi Godley-t vite më parë. Gjatë një vizite në zyrën e mikut të tij Peers, Godley pa “mjete me pamje të pazakonshme”, dhe kur e pyeti mikun e tij se cfarë ishin, ai iu përgjigj se bëhej fjalë për një mjet që shfrytëzohej për kapjen e “Merimangave të Arta”.

Kaq mjaftoi që Godley të niste punën për projektin e tij duke punësuar më shumë se 80 persona në Madagaskar me detyrën për të kapur merimangat, vendosjen e tyre në vendin e caktuar ku “prodhonin” rrjetën e artë, e më pas rikthimin e tyre nëpër habitatet natyrale. I gjithë ky proces zgjati plot shtatë vite, koha që u desh për të grumbulluar sasinë e nevojshme të rrjetës nga “Merimanga e Artë” dhe ajo që u përftua, pas përpunimit, është një pëlhurë me ngjyrë të artë natyrale.

Pëlhura do të qendrojë për disa kohë e ekspozuar në muzeun britanik për të gjithë kureshtarët. Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Pelhura1Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Pelhura2Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Pelhura3Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Pelhura4Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Merimanga-earte
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës Empty Re: Pëlhura e artë nga rrjeta e merimangës

Mon 30 Jan 2012 - 16:21
sa gja e rralle dhe e kanshme me e pa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi