Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”  Empty Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”

Mon 30 Jan 2012 - 19:45
Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”  Korteu-gandhiNjë kortezh me 485 fëmijë të veshur si Mahatma Gandhi ka parakaluar në rrugët e Kolkatës, ish-Kalkuta, duke hyrë kështu në rekordet Guinnes.

Me pelenën karateristike të bardhë të hedhur krahëve, syzet rrumbullake dhe bastunin e bambusë, “baby-Mahatma” kanë kujtuar një parakalim të famshëm indian.

Iniciativa ishte organizuar me rastin e 64-vjetorit të vdekjes së apostullit të paqes. Rekordi i mëparshëm i takonte një grupi prej 255 studentësh.

Ndërkohë, familja e ushtarakut që arrestoi vrasësin e liderit të madh më 30 janar 1948 jeton në mjerim në një qytezë të rajonit Himakal Pradesh.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Ians”, sipas të cilës fëmijët e rreshterit Dev Raj Singh Thakur kanë kërkuar më kot një vend pune si shpërblim për heroizmin e babait të tyre.

Ky i fundit bllokoi ekstremistin e së djathtës Nathuram Godse vetëm pak sekonda pas vrasjes. Duke u përzjerë mes turmës, vrasësi i qëlloi apostullit të paqes në momentin kur ky kishte dalë në lulishte për lutjen e mbrëmjes.
Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”  Gandhi1Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”  Gandhi2Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”  Gandhi3Indi, kortezh rekord “baby-Gandhi”  Gandhi4
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi