Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

58-0, rekord i ri në futboll  Empty 58-0, rekord i ri në futboll

Sat 24 Mar 2012 - 3:29
58-0, rekord i ri në futboll  EkipifutbollitNjë skuadër amatore futbolli në Angli vendosi një rekord të ri krejt të veçantë, atë të humbjes më të thellë në vend.

Me një mesatare prej një goli të pësuar në çdo 90 sekonda, Nova FC u shkatërrua 58-0, nga rivalët lokalë të Uil Pauer, një ndeshje e luajtur në qytetin e Devonit në fundjavë.

Leëis Parker, trajneri fatkeq pranoi pas ndeshjes se “e dija që do të humbnim, pasi luanim ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por kurrë nuk e kisha imagjinuar një humbje të tillë”.

Në fakt, pas pjesës së parë, në të cilën ekipi pësoi 20 gola, u bë menjëherë e qartë se nuk ishte me të vërtetë një ditë e mbarë për skuadrën e Sunday League Football, që luante në fushën e kryesuesve të kampionatit.

Uil Pauer, në pjesën e dytë vazhdoi dominimin total, duke realizuar 38 gola në 45 minuta, për një rezultat final prej 58-0. Dy vëllezërit që luajnë në rolet sulmuese, Robbie dhe Stuart Bowker, u ngjitën menjëherë në majën e tabelës së golashënuesve, duke realizuar 28 gola së bashku.

Ky është suksesi i dytë më i thellë nga Uil Pauer, që mposhti 55-0 në nëntor 2010 rivalët e tjerë të kampionatit, Madron FC, duke vendosur edhe atëherë një rekord të ri.

Aktualisht, Nova FC ka një golavarazh prej -163 golash… Megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, ata janë të parafundit dhe lënë një skuadër pas tyre…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi