Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Ngrënia e insekteve do jetë e pashmangshme shumë shpejt Empty Ngrënia e insekteve do jetë e pashmangshme shumë shpejt

Tue 31 Jan 2012 - 22:48
Ngrënia e insekteve do jetë e pashmangshme shumë shpejt Pjatinsekte


Organizata Botërore e Shëndetësisë prej vitesh ka rekomanduar konsumin e insekteve për uljen e konsumit të peshkut dhe kafshëve, por tani Bashkimi Evropian po merr masa konkrete në këtë drejtim.

BE pritet të shpenzojë tre milion euro vetëm për kërkime për potencialin e insekteve si një burim alternativ proteinash. Projektet shkencore pritet të mblidhen brenda këtij viti.

Ekspertët e ushqimit thonë se insektet mund të futen në ushqime të ndryshme për tu shijuar nga europianët. Kështu ato mund të futen fillimisht në ushqimet e shpejta. Megjithëse insektet nuk përdoren për ushqim në BE, mendohet se rreth 2.5 miliard njerëz në mbarë botën ushqehen me insekte.

80 përqind e shteteve në botë hanë insekte, të cilat nga pikëpamja e vlerave ushqyese janë shumë më të mira se ushqimet që konsumohen në kontinentin e vjetër.

Disa akademikë besojnë se shpenzimet dhe kostot në mjedis do bëjnë që ngrënia e insekteve do jetë e pashmangshme shumë shpejt. Ata thonë se është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten psikologjikisht për diçka të tillë. Kjo është pengesa kryesore për të ngrënë një insekt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi