Facebook tani dhe në Bursë, vlerësimi fillestar 75-100 miliardë dollarë
Thu 2 Feb 2012 - 17:31
Facebook po përgatitet të hyjë edhe në bursë. Oferta fillestare e tij do të bëjë milionerë punonjësit e saj dhe persona VIP të njohur në mbarë botën, si Bono, këngëtari kryesor i U2, themeluesi i Reid Hoffman LinkedIn etj.Plot 1 miliardë dollarë mund të fitojë ky i fundit nga bursa, aq sa nuk i ka fituar tërë jetën e tij, gjatë karrierës së këngëtar.Rrjeti i njohur shoqëror, Facebook, mbush plot 8 vjeç në 4 shkurt. Dhe duket se do ta festojë këtë me hyrjen në bursë. Fillimisht, për këtë, pritet që ai të paraqesë dokumentacionin për SEC, gjë që do të përbëjë edhe mundësinë e parë për të shqyrtuar llogaritë e Facebook, i cili mësohet se deri tani numëron mbi 800 milion përdorues në mbarë botën.
Facebook, sipas thashethemeve, pretendon të përfitojë vetëm nga ky hap i parë, një shumë prej 5 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, vlerësimi i deritanishëm i kompanisë në fjalë mund të jetë në bursë rreth shumave 65-100 miliardë dollarë, aq sa gjysma e McDonald dhe Google.
Mësohet, se të ardhurat Facebook në vitin 2011, arritën në shumën prej 4.2 miliardë dollarë, nga të cilat 3.8 miliardë dollarë të përfituara, vetëm nga reklamat.
e.t/NOA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi