Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari Empty U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari

Thu 2 Feb 2012 - 17:46
GRAMSH/ Arrestohet fqinji 35 vjeç. Ekspertiza konfirmon veprën e rëndë

Përdhunohet nga fqinji 12-vjeçari nga qyteti i Gramshit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në orët e pasdites së të martës, kur 12- vjeçari ishte duke luajtur shumë pranë banesës së tij në lagjen “Sporti” të qytetit të Gramshit. 35-vjeçari Elson Semani, me banim po në këtë lagje, si edhe fqinj i të miturit, e ka parë teksa luante dhe nëpërmjet mashtrimit e ka joshur se do t’i blejë disa ëmbëlsira. Fëmija me naivitetin e moshës së tij ka pranuar, dhe më pas mbasi kanë ecur më shumë se 500 metra larg nga banesa, por edhe nga sytë e qytetarëve, e ka futur të miturin në ish- magazinat e arkivit të qytetit të Gramshit, një magazinë kjo e amortizuar dhe prej vitesh jashtë funksioni. 35-vjeçari madje, mësohet nga burime jo zyrtare, në fillim ka ushtruar dhunë ndaj të miturit duke e qëlluar me shpulla, deri në atë pikë sa edhe e ka trembur. E më pas ka nisur të ushtrojë ndaj tij marrëdhënie seksuale, që sipas Policisë përfshijnë nenin 100 të Kodit Penal ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Pasi ka kryer këtë akt, edhe pse fëmija gjatë të gjithë kohës ka qenë i tronditur dhe ulërinte nga frika dhe nga dhimbjet, 35-vjeçari është larguar duke e lënë atë atje. I vetëm 12-vjeçari ka shkuar në banesë dhe është përballur me prindërit e tij, të cilët ishin bërë merak për vonesën e djalit. Në gjendje të tmerrshme emocionale dhe mes dhimbjesh, fëmija ka treguar se çfarë i ka ndodhur në ish-magazinat e arkivit, dhe se çfarë kishte kryer 35-vjeçari ndaj tij. Kanë qenë prindërit e fëmijës që në gjendje shoku kanë lajmëruar Policinë, e cila menjëherë ka shkuar në banesë dhe ka marrë dëshmitë jo vetëm të prindërve, por edhe të të miturit. Menjëherë, Policia ka identifikuar autorin dhe më pas e ka arrestuar atë nën akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ky i fundit, sipas Policisë, ka mohuar të gjitha akuzat e bëra nga familjarët dhe i mituri, ndërsa vazhdon ta mohojë atë edhe pse kanë kaluar thuajse 24 orë nga akti i kryer. Ndërkaq, fëmija i shoqëruar nga prindërit në prani edhe të psikologut është marrë në pyetje nga ekspertët e Policisë, duke treguar me detaje të gjithë historinë që i kishte ndodhur në muzgun e së martës në ish-magazinat e arkivit. Ndërkaq, nëndrejtori i Policisë, Rezar Velmishi, deklaron se “mbas marrjes në pyetje, fëmija iu nënshtrua një vizitë mjekoligjore, si edhe iu morën për hetime edhe veshjet e tij të brendshme. Mbas përfundimit të vizitës mjekoligjore, si edhe mbas analizave të kryera nga veshjet e tij, rezultoi se i mituri është dhunuar seksualisht nga fqinji i tij pedofil. Fëmija vazhdon të jetë në gjendje shoku për çfarë i ka ndodhur, edhe pse psikologu dhe mjekët janë në shërbim të tij. Policia ka arrestuar pedofilin, dhe ndaj tij pritet të merret masa e arrestit me burg për veprën penale të kryer ndaj të miturit. Gjithashtu mësohet është hera e parë që me të miturin 35-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa ky shtetas asnjëherë nuk ka qenë person me precedentë penalë dhe nga banorët e zonës njihej si qytetar normal.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari Empty Re: U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari

Thu 2 Feb 2012 - 17:55
U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 3035961162 U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 3035961162 Psikopate njerez.legalizoni prostitucionin se po urgusen njerezia nga epshet U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 3035961162 U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 3035961162
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari Empty Re: U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari

Thu 2 Feb 2012 - 18:02
U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 232882 U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 232882 U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 232882 keta njerz duhen te shkojn ne cmendim U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 232882 U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari 232882
Sponsored content

U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari Empty Re: U mashtrua me ëmbëlsira, përdhunohet 12-vjeçari

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi