Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare? Empty Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Tue 7 Aug 2012 - 20:33
Message reputation : 100% (1 vote)
Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare? B_250_200_16777215_00___images_Lifestyle_eno

Duket një pyetje e lehtë, por ... pa provoni t’i përgjigjeni? Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare? Me siguri tani ju shkon mendja te bakllavaja? Jooo, nuk është ajo.

Entela Resuli

Vërtet, cila është tradita shqiptare në këtë kënd të gastronomisë? A kemi gatime tipike e tradicionale në këtë fushë? Për të marrë përgjigje kemi folur me një specialist-pastiçier. Ai është Eno Joxhe.

Eno, cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Në Shqipëri kemi disa receta tipike tradicionale, në varësi të zonave ku janë gatuar. Unë do të bëja një renditje timen të ëmbëlsirave tradicionale shqiptare. Janë Qumështori, Trigonat me Sfoliat, Kremi i Pastiçerisë, të cilat nënat tona na i jepnin kur ishim të vegjël dhe e quanin "mualebi" dhe Sallam-Çokollata.

Po bakllavaja, kadaifi, revania...

Në vendin tonë renditen edhe këto ëmbëlsira që përmendët ju si ëmbëlsira tradicionale, por ne i kemi hasur dhe në disa vende të tjera të rajonit të Ballkanit.

Po çfarë të veçante ka autentikja? Pra ku bazohemi që ta quajmë autentike një ëmbëlsirë nga ato që ju përmendët?

Autentikja ka të veçantë gjënë më të rëndësishme origjinën, dmth traditën, zakonet dhe kulturën gastronomike.

Po ju keni një ëmbëlsirë tuajën, që e keni krijuar vetë?

Me thënë të drejtën akoma nuk kam arritur në formulimin e një recete të krijuar nga unë vetë, por mund të them që kam një ëmbëlsirë tradicionale të familjes time e cila është, sallam- çokollata.

Kjo duhet të jetë ëmbëlsira më e çuditshme... Të paktën kështu duket nga emri

Ëmbëlsira më e çuditshme për mua është akullorja e skuqur.

Po ajo me e çuditshmja që ju kanë kërkuar të gatuani?

Më e çuditshmja që më kanë kërkuar të gatuaj deri tani nuk ka ndodhur, por besoj që do ndodhë. (Qesh).

Ka shumë huazime në këtë fushë?

Patjetër. Si kudo

Çfarë huazojmë më shumë, apo çfarë kemi huazuar gjatë këtyre viteve ne shqiptarët?

Në këtë kohë po huazojmë më shumë ëmbëlsirat tipike italiane. Gjatë viteve mund të them që kemi huazuar më shumë nga ushqimet dhe ëmbëlsirat greke, italiane dhe turke.

Sipas jush a jemi ne shqiptarët, një popull që konsumojmë ëmbëlsira?

Sipas historisë gastronomike që dimë nga shefat e vjetër të pastiçerisë, ne e kemi pasur gjithmonë kulturën e konsumimit dhe të prodhimit të ëmbëlsirave. Rrethanat historike bëjnë të vetën, e varfërojnë ose e pasurojnë edhe këtë fushë, por edhe në kohët më të vështira, çdo shtëpi shqiptare ka patur dikë që di të prodhojë në kushte shtëpie dy ose tre ëmbëlsira tradicionale për festat e fundvitit ose festat fetare.

Po në ditët e sotme çfarë preferojnë më shumë familjet shqiptare, si ju rezulton juve?

Unë do ti ndaja në dy kategori kërkesat e sotme. Ka nga ata klientë që i japin shumë rëndësi dekorit dhe madhësisë së tortës. Ka dhe nga ata, të cilët thonë që dekori nuk është i rëndësishëm, por tek shija nuk tolerojnë, e kërkojnë shijen e veçantë.

E vërteta është se shija është ajo që klientëve u ngelet në mendje. Për mua, ne që meremi me artin e pastiçerisë përveç dekorit mbresëlënës duhet që në radhë të parë t’i japim rëndësi shijes.

Cila është ëmbëlsira më e kërkuar për momentin?

Si shije, tendenca e klientëve të sotëm është që ëmbëlsirat të kenë sa më pak sheqer. Vetë klientët kanë shpikur edhe fjalorin e tyre në këtë kërkesë, e quajnë “ëmbëlsirë të lehtë".

Si formë, më e kërkuar në këtë kohë është formulimi i tortave me pastë sheqeri. Me pastën e sheqerit pastiçeri ka mundësi të krijojë shumë lloj formash dhe dekoresh të ndryshme në shije.

Eno, një burrë që bën ëmbëlsira nuk duket shumë “tradicional”... Apo është? Je penduar ndonjëherë që ke zgjedhur këtë zanat?

(qesh) Nuk jam penduar dhe nuk do pendohem ndonjëherë. Ndihem krenar për punën që bëj dhe i vlerësuar. Ka art edhe në këtë zanat, sado e çuditshme t’ju duket. Nuk ka kënaqësi më të madhe kur njerëzit të falënderojnë dhe komplimentojnë për atë që ke nxjerrë vetë nga duart.

HARTA

Një hartë e ushqimeve autentike shqiptare

Edhe ushqimet autentike shqiptare ndahen sipas zonave. Në zonën e Elbasanit kemi tavën tradicionale me kos dhe mish qingji. Në zonën e Gjirokastrës kemi qifqi me oriz. Në Korçë kemi lakrorin me dy petë, petkat, në zonën e Tiranës, fërgesën me gjizë, flin në Kukës dhe tavën e krapit në Shkodër.

“Këto ushqime tradicionale dhe tipike shqiptare për të thënë të vërtetën janë për tu ekspozuar në panairet ndërkombëtare gastronomike. Do të ishte mirë që të vendoseshin në menutë ndërkombëtare ashtu siç është dhe “sallata greke” apo “sallata ruse” të cilat janë pjata që konsumohen në gjithë botën, - thotë Eno.

Çfarë janë?

Sallam çokollata ka përbërje kakao, biskota të thërrmuara, sheqer vezë karafil, arra. Trigonat janë sfoliat ose në termin teknologjik volovan të mbushur me arra të thërrmuara dhe të sherbetosura në sherbet 30 grad baome.

Akullorja e skuqur është një shpikje kineze që në përbërje është një top akullore e kaluar në vezë të rrahur dhe me pas i ngjisim thërrime pandispanje dhe bajame file.

JETA

Vendlindja: Tiranë

Diploma: Hoteleri-Turizëm (5 vjet)

Specializime: Pastiçeri (Austri, 18 muaj)

Në zanat: Nga viti 2003

Pozicioni aktual: Shef i Pastiçerisë pranë kompanisë "Neranxi", jep mësim në institutin kulinar të së njëjtës kompani

“Bavarez me kos” – sekreti i një recete e rrallë ëmbëlsire nga Eno për amvisat lexuese të “Jetë”

120 gr të verdha veze

100 gr sheqer

200 gr qumësht

200 gr pana

Vanilje

Të piqet në temperaturë 81 gradë

Shtojmë10 gr xhelatinë petë

30 gr çokollatë e bardhë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare? Empty Re: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Tue 7 Aug 2012 - 20:45
bakllavaja, kadaifi, revania...

Keto i di per embelsira tradicionale,edhe pse kadaifi u fut pak me vone ne kuzhinat tona..por revani (pengjir i themi ne)bakllava,dhe hallve me niseshte e kikirike apo dicka tjeter se mbaj mend mire keto gatuanin shpesh andej nga anet e qytetit tim...
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare? Empty Re: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Fri 24 Aug 2012 - 21:36
Trilece hahahah grrrr me tradicionale shqiptare ska
Sponsored content

Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare? Empty Re: Cila është ëmbëlsira tradicionale shqiptare?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi