Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Partia Tradicionale Shqiptare e Jakup Krasniqit Empty Partia Tradicionale Shqiptare e Jakup Krasniqit

Fri 14 Jun 2013 - 14:28
Mësohet se Krasniqi është në fazën finale dhe këto ditë pritet me zyrtarizimin e partisë që do ta udhëheq. Standardi.info e ka siguruar edhe statutin e partisë edhe plan programin.

Në statut pikën 1.2 thuhet se “organizimi është parti politike”.

Ndërsa në pikën 1.5 thuhet se “Forma e veprimit: Kombëtarish t; Politikisht dhe Ekonomikisht.
Statuti i ka 6 faqe dhe tregon për formën e organizmit. 

Ndërsa në plan program është edhe bashkimi kombëtarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë duke i përfëshir edhe të gjitha trojet “ që janë shkëputur nga Shqipëria Etnike”.

Burime brenda procesit kanë thënë se Partia Tradicionale Shqiptare është ideuar më herët dhe i është ofruar Krasniqit si mundësi që ta udhëheq “ gjë të cilën Krasniqi është duke i shqyrtuar’, thotë ky burim që nuk ka dashur t’i përmendej emri. 

“Parimisht Krasniqi është i interesuar pasi që edhe ideologjia është në përputhje me vizionin e Krasniqit, pasi ai është i interesuar për bashkim, por edhe t’i ketë ngatë veti të burgosurit Politikë, pasi edhe vetë ka qenë i burgosur”. 

Standardi.info ka provuar ta kontaktojë vetë Krasniqin, por nuk është përgjigjur në telefon. 
Ndërsa Kabineti i tij nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me çështjen. 

Ndryshe Krasniqi është shprehur haptas që është i pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes nga shefi i PDK-së Hashim Thaçi. Madje ka raste kur Krasniqi e ka quajtur Thaçin diktator.

Në konventën e fundit ku PDK-ja i zgjedh anëtarët e ri dhe kryesin e re, Krasniqi nuk kishte marr pjesë si shenj pakënaqësie. Analistë politik ikjen e mundshme të Krasniqit nga PDK-ja e kanë cilësuar si “thyerje krahu për PDK-në”, pasi që kjo mund t’i shkaktojë humbjen e zgjedhjeve. Arsye tjetër është që Krasniqi mund të merr pas vete edhe shumë anëtarë që janë të pakënaqur një soj si Krasniqi me politikat e Thaçit brenda PDK-se dhe udhëheqjen me shtetin.
 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi