Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Florida, SHBA: Milioneri adopton të dashurën për të mbrojtur asetet Empty Florida, SHBA: Milioneri adopton të dashurën për të mbrojtur asetet

Fri 3 Feb 2012 - 19:02
Florida, SHBA: Milioneri adopton të dashurën për të mbrojtur asetet John-Goodman-dhe-e-dashura-e-adoptuar-300x225Në një lëvizje të paprecedentë, që një gjykatës në Florida e cilësoi “në kufijtë e surreales”, një milioner, themelues i një klubi golfi, ka adoptuar të dashurën e tij 42-vjeçare për të mbrojtur pasurinë nga një proces vdekjeje. John Goodman, 48 vjeç, po përballet me një gjykim të ngritur nga prindërit e një 23-vjeçari të vrarë në një aksident me makinë në Uellington, Florida, në vitin 2010. Sipas “Palm Beach Post”, në procesin kundër tij thuhet se Goodman e kishte nivelin e alkoolit në gjak në kohën e aksidentit, mbi dyfishin e normës së lejuar. Kështu Goodman ligjërisht e bëri Heather Laruso Hatçins, të dashurën e tij prej dy vitesh, si vajzën e tij. Kjo lëvizje i jep asaj akses të menjëhershëm në një të tretën e fondit të trustit të vendosur për dy djemtë e tij, sepse ajo është mbi 35-vjeçe. Vetë Goodman nuk ka akses në këtë fond. Me akuzat që rëndojnë mbi milionerin, ai rrezikon humbjen e pasurisë dhe rreth 309 vite burg. Kështu i duhej një copë nga pasuria e të bijve, por ai vetë e mohon se adoptimi ka lidhje me çështjen ligjore, duke e cilësuar atë një lëvizje për të mbrojtur stabilitetin e investimit të familjes. Milioneri e kishte trashëguar pasurinë nga i ati.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi