Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme Empty Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme

Sun 5 Feb 2012 - 19:52
Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme Debore-ne-Kosove-NOAPrishtinë, 5 shkurt 2012, NOA – Moti siberian i ditëve të fundit me reshje të dendura dëbore dhe temperatura tejet të ulëta me disa gradë nën zero ka goditur edhe Kosovën, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Reshjet e dëborës kanë sjellë bllokimin e rrugëve në Pejë, Junik, Kaçanik, e Deçan, që bëjnë pjesë në rrafshin e Dukagjinit, si dhe Gjakovë, Klinë e Istog, por jo vetëm.

Mediat kosovare bëjnë me dije se 400 persona janë bllokuar në fundjavë në kompleksin turistik në Brezovicë nga reshjet e dëborës, mes tyre edhe shumë nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, që ishin aty në një ekskursion fundjave.

REL raporton se organet komunale dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për çlirimin e rrugëve nga dëbora në mënyrë që turistët të kthehen në shtëpitë e tyre.

Instituti Meteorologjik i Kosovës paralajmëroi se temperaturat do të shënojnë rënie gjatë javës që po vjen, kur pritet që termometri në zonat malore të shënojë nga -18 gradë celsius deri në -22 gradë celsius.

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë ndërprerjen e mësimit nëpër disa shkolla fillore dhe të mesme.

Ministria e Arsimit për shkak të të ftohtit në të gjithë Kosovën dhe bllokimit të rrugëve nga bora, vendosi që javën e ardhshme të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Autoritetet e Arsimit në Kosovë vendosën që mësimi në Kosovë të rifillojë të hënën më 13 shkurt 2012.

mit/NOA
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme Empty Re: Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme

Sun 5 Feb 2012 - 22:53
Awwwaaaa,do na ngrij fare bora!!!
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme Empty Re: Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme

Mon 6 Feb 2012 - 12:31
Po ktej nga ne si sra kjo bora e madhe pasi e kam qejf Very Happy Very Happy
Sponsored content

Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme Empty Re: Temperaturat siberiane mbërthejnë Kosovën, ndërpritet mësimi javën e ardhshme

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi