Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndërpritet pensioni i minoritarëve shqiptarë  Empty Ndërpritet pensioni i minoritarëve shqiptarë

Thu 27 Oct 2011 - 15:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Ndërpritet pensioni i minoritarëve shqiptarë  ATHINA-TROJKA-01_tn_0Vendimi i qeverisë greke per nderprerjen e pensioneve të 3050 minoritarëve shqiptare nga Enti i Pensioneve të Institutit Agrar te Greqise OGA, do i sjelle nje perfitim shtetit grek prej 15 milion euro ne vit, por njëkohësisht miliona euro nga ky veprim do i mungojnë tregut shqiptar prej shumë familjeve minoritare në Shqipëri që e përfitonin atë dhe e përllogarisnin si një burim të konsiderueshëm jetese.

Arsyeja e ketij veprimi qe perfshin nje mase kaq te madhe njerezish eshte fakti se ata nuk jane regjistruar brenda afatit, ne kuadrin e nje rregulli te vendosur ne muajt e fundit nga qeveria greke, ne menyre qe pensionet te paguhen nepermjet nje llogarie bankare.

Njoftimi eshte kryer ne parlamentin grek dhe eshte publikuar me pas nga gazeta proqeveritare "Ta Nea". Sipas saj ministri i Punes Jorgos Kutrumanis ka dhene sqarime ne parlament per sa i perket ketij Enti, nga i cili perfitojne pensione mijera minoritare greke nga Shqiperia.

Ministri grek ka sqaruar se enti OGA jep pensione 360 euro ne muaj tek persona te moshuar te grupeve shoqerore ne nevoje, te pasiguruar ndonjehere, greke dhe te huaj perderisa plotesojne kushtet ligjore, te jene shtetas greke apo edhe me prejardhje greke, pavaresisht faktit se kane apo jo nenshtetesine.

Ne kuadrin e kontrolleve per pensionistet u kerkua regjistrimi i tyre, ne rastin konkret me pasaporten e re biometrike te Shqiperise, si dhe certifikata lindjeje dhe certifikata familjare. Por sic ka theksuar ministri, vetem 17.130 pensioniste homogjene nga Shqiperia jane regjistruar dhe per 3050 prej tyre eshte nderprere pensioni per arsye se nuk kane dorezuar ne afat dokumentat perkatese.

Disa jave me pare edhe ne entin me te madh te pensioneve te vendit,IKA ,nuk jane regjistruar mbi 100000 persona nga rreth 1 milion pensioniste, per te cilet dyshohet se kane vdekur dhe te afermit perfitonin per vite me radhe pensionet e tyre. Enti i pensioneve agrare OGA ,ashtu si edhe fondet e tjera te pensioneve, pritet te pesoje ne kuadrin e reduktimit te borxhit grek nje humbje teper te madhe qe perllogaritet ne 1.2 miliard euro.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ndërpritet pensioni i minoritarëve shqiptarë  Empty Re: Ndërpritet pensioni i minoritarëve shqiptarë

Thu 27 Oct 2011 - 15:33
Lajm i shkelqyer.

Se ka arrit te shitet e kombesia per nje pension!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi