Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Javen e dasmes mesojne se jane moter e vella Empty Javen e dasmes mesojne se jane moter e vella

Thu 28 Mar 2013 - 21:46
Javen e dasmes mesojne se jane moter e vella Couple-4

E përditshmja britanike “Daily Mail” publikoi sot një ngjarje sa tragjike aq dhe unike në llojin e saj. Një çift i fejuar prej 5- vitesh kanë kaluar në traumë pasi prindërit e tyre u takuan dhe më pas u thanë se ishin motër dhe vëlla.

Vajza e re, e cila do të lindë një fëmijë muajin tjetër, ka mbetur e shokuar nga lajmi që babai i fëmijës së saj, është i vëllai. Çifti është njohur gjatë studimeve universitare dhe pas 5 vitesh fejese vendosën të martoheshin. Pak ditë para martesës prindërit e tyre janë takuar dhe gjatë këtij takimi është zbuluar gjithçka.

Identiteti i çiftit nga Afrika e Jugut është mbajtur i fshehur. Prindërit e tyre janë divorcuar kur djali dhe vajza ishin ende foshnjë. Ata kanë ndarë fëmijët dhe nuk janë takuar më asnjëherë, deri në momentin e ftesës për dasmë.

“Daily Mail” raporton se pas ngjarjes gazetat lokale shkruajnë se në momentin e ndarjes së prindërve vajza ishte 9- muajshe, ndërsa djali 2 vjeç. Babai i çiftit deklaroi se ishte ndarë nga e shoqja në vitin 1983, pasi ajo e tradhtonte. Marrëveshja e ndarjes ishte bërë e tillë që burri do të rriste djalin, ndërsa gruaja vajzën.

Ndërkohë që të dy prindërit nuk u kishin thënë fëmijëve që kishin motër apo vëlla. Ata nuk janë takuar asnjëherë gjatë 5 viteve të fejesës, vetëm një javë më parë u ftuan nga fëmijët për të diskutuar rreth dasmës që duhej të zhvillohej të dielën e kaluar.

Në Afrikë është traditë që familja e dhëndrit të paguajë një “prikë” për familjen e nuses. Nisur nga tradita, të dyja familjet lanë një takim për të bërë marrëveshjen rreth pagesës. Gjithçka u shkatërrua kur prindërit u takuan ballë për ballë.

Vajza tha për gazetën lokale “ Sowetan” se mbeti e shkatërruar nga zbulimi. “E jona ishte dashuri me shikim të parë. Studionim bashkë dhe kur e takova për herë të parë krijuam një lidhje të menjëhershme. Gjithçka që donim, ishte të krijonim një familje të lumtur me shumë fëmijë”, është shprehur vajza duke shtuar se tashmë gjithçka është shkatërruar dhe, sipas saj, problemi më i madh është shpjegimi që do t’i japin fëmijës së tyre.

Burimi: Gazeta Shekulli
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Javen e dasmes mesojne se jane moter e vella Empty Re: Javen e dasmes mesojne se jane moter e vella

Thu 28 Mar 2013 - 21:48
kshu eshte kur e fut ven e pa vend
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi