Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dalin ne takim dashurie… Kuptojne qe jane moter e vella Empty Dalin ne takim dashurie… Kuptojne qe jane moter e vella

Sat 5 May 2012 - 3:13
Dalin ne takim dashurie… Kuptojne qe jane moter e vella 488050584lajmetari488050584Londër- Sarah Kemp e shkurorëzuar u lajmërua në faqen e internetit për ta gjetur shpirtin binjakë. Aranzhoi takimin me George Bentleyn (47). Shkëmbyen e-mail adresat dhe fotografitë, shkruan “Daily Mail”. Kështu ata vazhduan të kontaktojnë me njëri tjetrin dhe pas tre muajsh kontakti në internet vendosën të takoheshin në Londër. Megjithatë, zbuluan se kishin më shumë të përbashkëta se sa mendonin – prindërit. “Mund ta paramendoni reagimin, befasinë, gëzimin dhe gjendjen e pakëndshme në të cilën u gjendëm”, thotë Sarah. Prindërit Felicity dhe David Bentley u shkurorëzuan më 1975. Atëherë Sarah 8 vjeçare shkoi të jetonte me të ëmën në Edinburgh derisa Davidi shkoi në Londër me të atin. Nuk kishin ruajtur kontaktet dhe fëmijët kishin humbur kontaktin. Sarah u martua më 1989 dhe u shkurorëzua pas një viti, por mbajti mbiemrin e ish bashkëshortit. “Nuk e kisha idenë se ku gjendej ajo. E kam kërkuar si Sarah Bentley dhe pas një kohe thjeshtë hoqa dorë”, thotë George. Edhe pse ishte jo e këndshme pasi takimi filloi si takim dashurie dhe përfundoi si takim familjar, ata e festuan këtë njohje me shampanjë dhe kujtuan fëmijërinë.

Ekspertët thonë se shansi i tyre për takim ka qenë një në 500 milionë, 30 herë më e vogël sesa ta fitosh lotarinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi