Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hajdutët “*****ë” të makinës arrestohen nga agjentët Empty Hajdutët “*****ë” të makinës arrestohen nga agjentët

Sun 5 Feb 2012 - 20:12
Hajdutët “*****ë” të makinës arrestohen nga agjentët Hajdut-noaXingtai, 4 Shkurt 2012, NOA - Që shumë herë hajdutët nuk janë inteligjentë tashmë nuk është diçka e re.

E megjithatë është e rrallë të dëgjosh agjentët e policisë që i emërtojnë me “*****ë”.

Rasti paraqet si protagonist dy persona të cilët kërkuan të vidhnin një autoveturë në qytetin e Xingtai, në provincën kineze të Hebei.

Të dy, siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, u vunë re nga policia që iu vu menjëherë në ndjekje.

Hajdutët humbën kontrollin e veturës, duke u përplasur me një makinë tjetër të parkuar.

Ata sërish tentuan të arratiseshin duke u nisur me makinën e vjedhur, por nga shpejtësia e madhe dhe përplasja numër dy me trotuarit, humbën dy rrotat e pasme.

Hajdutët vazhduan në arratinë e tyre, por pa rrotat dhe pjesën e pasme përfunduan në një mori xixash ku si rrjedhojë po rrezikon dhe jetën e tyre si pasojë e flakëve që mund të përfundonte vetura.

Edhe pse me vonesë hajdutët e kuptuan këtë fakt dhe më pas u dorëzuan tek agjentët.

“U treguan *****ë të vërtetë. Rrezikuan si jetën e tyre ashtu dhe të ndonjë kalimtari të pafajshëm”, - komentoi një zëdhënës i policisë.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi