Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bashkëbiseduesi ideal: Kush dëgjon me vëmendje tjetrin, nuk grindet  Empty Bashkëbiseduesi ideal: Kush dëgjon me vëmendje tjetrin, nuk grindet

Sun 5 Feb 2012 - 21:06
Me pak mund çdokush mund të mësojë të dëgjojë të tjerët dhe kështu të zhvillojë komunikim efikas. Në punë do t’i shmangni keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet, ndërsa në martesë do të bëheni edhe më të afërt.Aftësia e dëgjimit është jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin shoqëror, emocional dhe profesional, sepse dëgjimi me vëmendje ndikon në atë që komunikimi të jetë më efikas.
Nëse bashkëbiseduesit i dëgjoni me vëmendje, do të ndihen rehat në shoqërinë tuaj, sepse do t’u tregoni që janë të denjë për vëmendje, që u jepni rëndësi dhe i respektoni dhe që me të vërtetë u intereson ajo çfarë dëshirojnë t’jua thonë. Biseda me dikë është e thellë po aq sa edhe raporti me të. Kështu në martesë komunikimi efikas i kontribuon zhvillimit të afërsisë.
Prindërit të cilët me vëmendje dëgjojnë fëmijët e tyre me këtë ndërtojnë vetëbesimin e tyre dhe krijojnë lidhje kualitative prindërore. Në botën e biznesit dëgjimi i vëmendshëm parandalon mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet duke kursyer kohë dhe para. Derisa dëgjoni, mësoni më shumë se derisa jeni duke folur, dhe mos harroni që edhe përmes dëgjimit e zhvilloni aftësinë e oratorisë. Duke përkryer dëgjimin zhvillohet komunikim më i mirë. Me pak kohë, mund dhe ushtrime, çdokush mund t’i përvetësojë teknikat dhe aftësitë e dëgjimit aktiv.
Njerëzit do ta shijojnë shoqërinë tuaj, ndërsa edhe është dëshmuar që “njerëzit që dëgjojnë” kanë më shumë miq. Analizoni se si do të kishit dëshiruar që të silleshin të tjerët ndaj jush derisa ju flisni, sepse kjo do t’ju ndihmojë që të vetëdijesoheni se si të vendoseni si duhet gjatë bisedës dhe miqtë do t’ju dëgjojnë edhe juve.
1. Ballë për ballë
Ktheni fytyrën kah bashkëbiseduesi. Qëndroni drejt apo anoni pak para, sepse kështu do t’i tregoni që jeni duke e dëgjuar.
2. Shikojeni bashkëbiseduesin në sy, dhe jo njerëzit që janë rreth jush
Derisa bisedoni, vazhdimisht shikojeni bashkëbiseduesin në sy. Mos lejoni që shikimi t’ju shëtisë vërdallë. Mos i shikoni njerëzit e tjerë, kurse më e mira është që të injoroni gjithçka që ndodh përreth jush. Kështu do të ndiheni rehat ju dhe bashkëbiseduesi, dhe ai do ta dijë që jeni duke e dëgjuar.
3. Lejojeni bashkëbiseduesin të përfundojë mendimin
Derisa bashkëbiseduesi tenton t’ju thotë diçka, mos e ndërprisni asnjëherë, por bëhuni të durueshëm dhe prisni që ta përfundojë mendimin para se të merrni ndonjë qëndrim. Mos krijoni spekulime në mendimet tuaja për atë se çka ai mund të mendojë apo se çka do të thotë në vazhdim. Tregojini që e respektoni, edhe pse ndoshta nuk pajtoheni me mendimet e tij.
4. Tregojini bashkëbiseduesit që e kuptoni
Ngrini vetullat dhe tregojini bashkëbiseduesit që e keni marrë informatën dhe që e kuptoni se çfarë ju thotë. Shtoni ndonjë koment si “Vërtetë?” ose “Interesante”. Përfshijuni në bisedë me pyetjet si: “Dhe, çfarë bëre ti, atëherë?”, që do ta bëjë që të vazhdojë të flasë.
5. Fokusohuni – derisa dëgjoni mos thurni përgjigje
Koncentrohuni në atë se që ju thotë bashkëbiseduesi. Tentoni të mos mendoni për atë se çka do të thoni pasi që të përfundojë ai. Derisa ju thuhet diçka, ju duhet të dëgjoni me vëmendje, dhe jo të thurni përgjigje apo komente. Relaksohuni dhe biseda do të rrjedhë në mënyrë spontane.
6. Dëgjojini kritikat
Nëse bashkëbiseduesi ankohet në ndonjë veprim tuajin, prisni derisa të mbarojë dhe pastaj thoni diçka për të mbrojtur veten. Bashkëbiseduesi do të jetë i kënaqur që pa ndërhyrje ka thënë çfarë mendon, ndërsa ju do të mund të përgjigjeni më mirë ndaj kritikave.
7. Mos u shpërqendrohuni
Mos lejoni që gjatë bisedës ndonjë gjë t’ju shqetësojë, t’ju pengojë apo t’ju largojë vëmendjen nga bashkëbiseduesi. Fikeni televizorin, radion, largojeni librin apo revistën dhe të njëjtën gjë kërkojeni nga të gjithë që marrin pjesë në bisedë.
8. Mos “shitni” mend
Mos i flisni bashkëbiseduesit se si do të silleshit ju apo çka do të kishit bërë po të ishit në situatë të ngjashme. Supozoni që bashkëbiseduesi ju tregon diçka sepse përmes bisedës dëshiron ta heqë një barrë apo të çlirohet. Përmbahuni nga komentet e “zgjuara”, ndërsa këshillë jepini vetëm kur e kërkon.
9. Brengat tuaja lërini për më vonë
Nëse nuk mundeni të largoni mendimet nga problemet tuaja, derisa bashkëbiseduesi ju tregon diçka, do ta vërejë që jeni shumë të shqetësuar dhe nuk e përcillni. Prandaj tentoni që me të vërtetë të jeni me të, ndërsa shqetësimet apo brengat tuaja lërini për kur të jeni vetëm. Mblidheni veten, dhe përsëri përqendrojeni tërë vëmendjen te bashkëbiseduesi.
10. Merrni pjesë në bisedë – bëni pyetje dhe kërkoni shpjegime
Kur në mes bisedës, krijohet qetësia, shumë ndihen jorehat. Për t’u bërë dëgjues të mirë, përdoreni heshtjen për të analizuar gjithçka që ju ka thënë bashkëbiseduesi dhe kërkoni shpjegime shtesë. Thoni, për shembull: “Pra, po thua që…”. Kështu do të jeni të sigurt që kuptoheni plotësisht.


Lexo me shume: Bashkëbiseduesi ideal: Kush dëgjon me vëmendje tjetrin, nuk grindet | Sekrete Bukurie http://www.sekretebukurie.com/bashkebiseduesi-ideal-kush-degjon-me-vemendje-tjetrin-nuk-grindet/#ixzz1lXWzeDLb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi