Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Komplimentet që një femër s’i dëgjon kurrë … Empty Komplimentet që një femër s’i dëgjon kurrë …

Wed 15 Feb 2012 - 2:26
Një femër dëgjon gjithmonë komplimentat e tipit “sy të bukur” apo “buzë seksi”, të bëra nga seksi tjetër. Por ka shumë komplimenta të tjera, që kanë lidhje me të tjerë aspekte të jetës së saj, që i kalojnë në vesh, thuajse pa i dëgjuar fare. Cilët janë ato?Për inteligjencën.T’i thuash një femre se është inteligjente, nuk është se i bëhet shumë qejfi. Të dëgjojë nga një mashkull se ka një tru që i funksionon siç duhet, asaj nga një vesh i hyn dhe nga tjetri i del. Sa mirë do të ishte, mendon ajo, që të më bënte kompliment për veshjen apo make up-in që kam bërë sot …Për punën.Gratë janë krijuese, ato janë krerë kompanish dhe në më të shumtën e rasteve punojnë më shumë se burrat. Por t’u thuash atyre se je punëtore, nuk u bën fare përshtypje, ndryshe nga se t’u thuash që janë seksi dhe tërheqëse. Por dhënia e një komplimenti të tillë ndaj një gruaje, do të thotë shumë më tepër seç i jepet asaj duke i thënë se duket e mirë apo se ka një veshje të veçantë.
Për profesionin.
Gratë punojnë në punëra po aq të vështira si burrat dhe në shumë raste edhe më shumë, për të arritur qëllimet e tyre. Në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, ku gratë ende nuk fitojnë paga të njëjta ose të marrin vlerësime si homologët e tyre meshkuj, është shumë e rëndësishme për t’i vlerësuar gratë kur arrijnë një shkallë të caktuar në shoqëri, ekonomi apo profesion. Megjithëse, femrave kur arrijnë diçka në karrierë, nuk është se u pëlqejnë shumë komplimentat.
Për mëmësinë.
T’i bësh kompliment një gruaje, duke i thënë se është një nënë e mirë, nuk është se e bën që të ndihet shumë e vlerësuar, pasi ajo mendon se ka lindur bashkë me një ndjesi të tillë. Por gjithsesi, psikologët thonë se është e rekomandueshme që femrave t’u bëhen komplimenta lidhur me mënyrën si kujdesen për fëmijët e tyre.
e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi