Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ndikojnë ngjyrat në disponimin tonë Empty Si ndikojnë ngjyrat në disponimin tonë

Mon 6 Feb 2012 - 2:07
Ngjyra e kuqe te njeriu zgjon emocione të fuqishme kontradiktore, ndërsa e kaltra është e shkëlqyeshme për qetësimin e stresit.Ngjyrat luajnë rol të madh në jetën tonë edhe pse shumë shpesh nuk u kushtojmë vëmendje shumë të madhe.Siç vërteton një numër i madh i hulumtimeve, nuk ka dyshim që ngjyrat dhe disponimi i njeriut janë jashtëzakonisht të lidhura, shkruan huffingtonpost.com.“Njeriu në vete ka sistem të lindur për reagim ndaj ngjyrave. Për shembull, kur shikoni ngjyrën e kuqe, ju rritet numri i rrahjeve të zemrës në minutë. E kuqja është ngjyrë nxitëse dhe kjo ndodh në nivele evolucionare-të nënvetëdijshme”, ka shpjeguar Leslie Harrington, drejtoreshë e shoqatës “The Color Association of The United States”. Ju zbulojmë, pra, se si reagojmë në ngjyra.
E kuqja
Kjo ngjyrë e fuqishme zgjon emocione të fuqishme si frikë, zemërim por edhe pasion. Sipas ekspertëve, ngjyra e kuqe është mjaft e komplikuar dhe nuancat e saj shkaktojnë reaksione të ndryshme emotive.
Disa hulumtime kanë treguar edhe që femrat në të kuqe janë më tërheqëset për meshkujt, ndërsa e kuqja për shumëkënd është edhe simbol i dashurisë.
Me shekuj e kuqja është konsideruar si ngjyrë e pasionit çka edhe nuk çudit sepse bëhet fjalë për ngjyrën të cilën e merr lëkura jonë kur jemi seksualisht të interesuar dhe të eksituar. Në kuptim të veshjes, e kuqja nuk është për çdokënd. Mund ta veshin njerëzit me shumë vetëbesim.
E kaltra
Dëshironi të qetësoheni pas ditës stresuese? Fokusojeni shikimin në diçka të kaltër sepse kjo është ngjyra e cila është dëshmuar që ul tensionin e gjakut. E kaltra e qetëson njeriun, por nuk e bën depresiv. Ekspertët konsiderojnë se kjo ndodh, sepse ngjyra e kaltër është e pranishme në natyrë.
Oqeani dhe qielli janë të kaltër dhe shkaktojnë qetësim. Në kuptim të veshjes, mirë është të vishni ngjyrë të kaltër kur jeni në bisedë për punë, sepse kështu do të lëni përshtypje të parë të mirë. E kaltra lidhjet me besimin, forcën dhe stabilitetin.
E gjelbra
Ngjyra e barit, e gjetheve dhe vegjetacioni tjetër të pasur është e pranishme në natyrë prandaj edhe bart konotacione pozitive. Thonë që është ngjyrë e shkëlqyer për relaksim dhe freski dhe për ripërtëritjen e energjisë.
Ngjyra e gjelbër lidhet me natyrën dhe rritjen, por edhe me rilindjen. Është e këndshme për sy dhe në kuptim të veshjes u rekomandohet të gjithëve sepse të gjithëve u rri mirë.
E verdha
Kjo ngjyrë në vete mbart edhe konotacion pozitiv, edhe negativ – nga gëzimi, hareja, lumturia e deri te lakmia dhe sëmundja. Spektri i emocioneve njerëzore varet nga ajo se për cilën nuancë të së verdhës bëhet fjalë.
Nëse bëhet fjalë për të verdhën e mbyllët të ngrohtë, atëherë tek ne do të zgjojë emocione pozitive. Por nëse është fjala për nuancat e ftohta, atëherë tek ne do të nxisë refuzim, ndërsa tek disa njerëz madje edhe emocione të forta të pakëndshme. Njerëzit që vishen me ngjyra të ngrohta të së verdhës, ekspertët thonë që janë më të hapur, më të afërt dhe më të qasshëm.
E portokallta
E portokallta është kombinim i ngjyrës së verdhë dhe të kuqe, ndërsa zgjon emocione pozitive. Nënvetëdija e njeriut e përjeton si entuziaste dhe kreative. Kjo është ngjyrë e cila, siç thonë ekspertët, simbolizon vitalitet dhe qëndrueshmëri.
Është zgjidhje e shkëlqyeshme në veshje tek njerëzit që dëshirojnë të jenë pak më ndryshe se të tjerët, por megjithatë nuk dëshirojnë të theksohen për së tepërmi. Është zgjidhje e shkëlqyer për veshjet sportive, sepse është vitale edhe në njëfarë mënyrë nxit për ushtrime.


Lexo me shume: Si ndikojnë ngjyrat në disponimin tonë | Sekrete Bukurie http://www.sekretebukurie.com/si-ndikojne-ngjyrat-ne-disponimin-tone/#ixzz1lYkme5zc
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi