Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit Empty Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit

Tue 8 May 2012 - 19:01
Thuhet se meshkujt “për një moment bëhen budallenj” kur shohin një femër shumë të bukur, ndërsa tani duket se kjo thënie ka dhe mbështetje shkencore. Studimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit. Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 të rinj, meshkuj dhe femra. Ata janë vënë të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve, derisa i ka xhiruar kamera. Në rastet kur atyre u është thënë që janë duke u shikuar nga femrat përmes ekraneve, rezultati ishte: meshkujt do të kryenin detyrën që iu kërkua më dobët.Nga ana tjetër, kur femrave u është thënë që meshkujt janë duke i shikuar, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans, tha për DailyMail se ”Vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë konjiktive të meshkujve”. Ai ka shtuar që të anketuarve madje nuk ka pasur nevojë as t’u tregohet se çfarë femre po i shikon, apo se a ka pamje atraktive apo jo.
Studimi i njëjtë është kryer dhe në 2009, që ka konkluduar që mashkulli i përballur me femrën vuan nga “budallallëku” i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjeguar se përse ndodh kjo dukuri e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt. Megjithatë, ekziston teoria, sipas së cilës, “derisa femrat për të sharmuar gjininë e kundërt mbështeten para së gjithash në pamje, meshkujt mbështeten në karakter, sharm dhe inteligjencë, prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha. Por, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit Empty Re: Si ndikojnë femrat në trurin e mashkullit

Tue 8 May 2012 - 19:04
Pse kot them une qe me iku petlla grrrr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi