A ka gënjyer 15-vjeçarja që u përdhunua nga Krenar Lika?
Mon 6 Feb 2012 - 23:51
EKSKLUZIVE / Ndalohet dhe lihet i lirë Krenar Lika, i akuzuari për përdhunim të një minoreneje
Tiranë, 6 Shkurt 2012NOA/ F.B. - Mbulohet me hije misteri çështja e përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga kryeqyteti. Lajmi tronditës që u bë i ditur nga policia dy ditë më parë duket se do të përfundojë një flluskë sapuni. I akuzuari për përdhunim Krenar Lika, i shpallur në kërkim nga forcat blu, është ndaluar dhe më pas është lënë i lirë. A është kjo një taktikë e policisë apo ai është i pafajshëm në këtë histori. Agjencia e lajmeve NOA.al ka arritur të zbardhë disa nga detajet e hetimeve të zhvilluara sot.
Hetimet
Mëngjesin e sotëm, dosja me hetimet paraprake për çështjen e përdhunimit të vajzës 15-vjeçare iu kaluan sektorit të antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Tiranë. Burime nga ky dikaster bënë të ditur për agjencinë NOA.al se ditën e sotme janë marrë në shqyrtim provat e para të siguruara për dosjen hetimore. Sipas tyre akuzën për përdhunim, e ka bërë vetë vajza 15-vjeçare. Sipas kësaj të fundit Krenar Lika e ka marrë me anë të mashtrimit në shtëpinë e tij dhe atje ka ushtruar dhunë seksuale ndaj saj. Sipas dëshmisë së viktimës, e mitura i është nënshtruar epsheve të tij për tre ditë radhazi, ndonëse e ka kundërshtuar.
“Më tha se nuk mbaronte me kaq. Unë duhet të duroja, sepse tashmë gjithë jetën do bëja këtë punë. Ai më tha se do të më çonte pas pak ditësh në Itali dhe do të më bënte prostitutë. Kisha shumë frikë se do të përfundojë në rrugë, sepse kam dëgjuar shumë histori të vajzave si unë që kanë përfunduar atje”, mësohet të ketë deklaruar vajza në zyrat e Antitrafikut. Mësohet se vajza ka qenë shumë e tronditur ndërsa jepte këto dëshmi.
Orët e para të ditës së sotme, mësohet se Krenar Lika është marrë në pyetje nga inspektorët e Antitrafikut në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe pas disa orësh është lënë i lirë. Burimet kanë qenë mjaft të rezervuara lidhur me ndalimin dhe më pas lirimin e tij. Por, ajo çka mësohet është se Lika nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe planeve të tij të mëtejshme për ta dërguar vajzën si prostitutë në Itali. Mbetet i mistershëm lirimi i tij nga policia. Është një taktikë e policisë për të zbardhur gjithë ngjarjen apo vërtet Lika është vërtet i pafajshëm?
Ndërkaq, mësohet se hapi tjetër i hetimit do të jetë një vizitë mjeko-ligjore e vajzës, nga ku do të vërtetohet nëse ajo është abuzuar seksualisht. Nëse pretendimi i saj se është përdhunuar gjatë 3 ditëve, mbi likën do të rëndojnë disa akuza, të parashikuara nga nenet 100/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, agjencia NOA.al kontaktoi me burimet e saj në Prokurorinë e Tiranës, për të mësuar më tej mbi këtë ngjarje. Por, burimet bënë të ditur se kjo çështje ende nuk ka kaluar në organin e akuzës.
Nuk janë të pakta rastet kur vajzat e mitura që largohen nga shtëpia, në çastin ku ritakohen me familjarët sajojnë histori të tilla, ku pretendojnë se janë abuzuar seksualisht. Më të shumtat precedent shënohen në zonat rurale pas festës së Shën-Valentinit ku në të katra anët e vendit regjistrohen dhjetëra raste të tillë. Gjithsesi, mbeten ende hapa të tjerë hetimorë që do të zbardhin këtë ngjarje, pasi veç diferencës së madhe në moshës mes dy protagonistëve të kësaj ngjarjeje, mes tyre ka pasur dhe një lidhje familjare. I akuzuari Krenar Lika, ka qenë martuar me hallën e minorenes, çka e ndërlikon më tepër ngjarjen.
Ngjarja
Ngjarja e pazakontë e pati zanafillën e saj ditën e djeshme, kur policia u lajmërua për humbjen e saj nga familjarët. Prej tre ditësh ajo ishte zhdukur pa asnjë adresë, duke bërë të alarmoheshin prindërit dhe të afërmit. Pas denoncimit të familjarëve, forcat blu kryen hetime në rrugë operative dhe arritën të lokalizonin vendndodhjen e saj. Vajza është gjetur në gjendje të rëndë mendore në banesën e Krenar Likës. Në çastin kur policia ka shkuar në banesën e tij, ai nuk gjendej. Policia e kryeqytetit e shpalli në kërkim, pasi nga hetimet paraprake dyshohej se Krenar Lika e ka përdhunuar gjatë tre ditëve që e mbajti 15 vjeçaren të izoluar dhe më tej ka pasur si synim që ta trafikonte si prostitutë në Itali.
KODI PENAL PËR PËRDHUNIM
Neni 101 - Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 16)
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi