Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Thu 14 Feb 2013 - 21:43
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Florie%20PeciNjë ngjarje tronditëse ka ndodhur në lidhje me një nga vajzat e aksidentuara në Himarë, e cila është transportuar në koma në Austri dhe rezulton të jetë shtatzënë, pas i mendohet se mund të jetë përdhunuar gjatë kohës që ishte e pavetëdijshme.

Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim, e vëllait të vajzës, Florie Peci, dhe ky hetim do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.

Vajza e mbijetuar Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Kallëzimi penal është bërë nga vëllai i vajzës, Gazmend Peci i cili i thotë prokurorisë:

“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej".

Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër.

Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.

Vëllai i vajzës i thotë prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë.

/Shekulli Online/ E.L/
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Thu 14 Feb 2013 - 21:45
futja kot...e zeza,sa gjynah...gjithmon nese esht e vertet? Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri 182150474
Belaa
Belaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 1394
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Me mire mos ta dish
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2012
http://www.zougla.gr/greece/main

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Thu 14 Feb 2013 - 21:59
Po kjo ska shume qe dha intervist ne Top chanel
ishte e kenaqur nga trajtimi kkk
Se besoj te jete e vertet mgjth cdo gje mund
te ndodhi.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Thu 14 Feb 2013 - 22:23
ata si ekan dhunuar ket vajz nuk jan njezr po bisha zoti i mallkoft
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty E mbijetuara nga aksidenti i Himarës, u përdhunua në komë në Vjenë

Thu 14 Feb 2013 - 22:33
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Florie-Peci-300x187

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në lidhje me një nga vajzat e aksidentuara në Himarë, e cila është transportuar në koma në Austri dhe rezulton të jetë shtatzënë, pas i mendohet se mund të jetë përdhunuar gjatë kohës që ishte e pavetëdijshme.

Prokuroria e Përgjithshme pritet të urdhërojë një hetim lidhur me një denoncim, e vëllait të vajzës, Florie Peci, dhe ky hetim do të hedhë dritë për një ndër skandalet më të mëdha në fushën e mjekësisë.

Vajza e mbijetuar Florie Peci, e cila u kurua në Austri për shkak të plagëve të rënda, rezulton se është shtatzënë dhe është përdhunuar e abuzuar seksualisht gjatë kohës që ajo ishte në koma. Kallëzimi penal është bërë nga vëllai i vajzës, Gazmend Peci i cili i thotë prokurorisë:

“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej”.

Ky kallëzim ndodhet në duart e prokurorëve për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Pecin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër.

Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.

Vëllai i vajzës i thotë prokurorisë së aktualisht e motra është e shtruar në një maternitet në Tiranë.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Thu 14 Feb 2013 - 22:35
"E mbijetuara nga aksidenti i Himarës, u përdhunua në komë në Vjenë"
me
"Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri" bahkohen
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 9:50
sa kam lexu kyt lajm ....me duket jashte cdo arsyeje....e pata pa para nji muji gati qe pat dhan nji interviste tek top chanel dhe flisnin me fjalt ma te mira...po te jet e vertet ....sdi ca me than vec rujna zot
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 18:39
Nuk mund te jete e vertete.
Sidomos ne Spitale te atilla nuk te le askush ne te tilla kushte .
Mos ndoshta ka bere ndonje gje ....perpara aksidentit dhe hapen te tilla bla bla .
Se te pakten ketej dhe ndodhin perdhunime , por jo ne spitale , por ne vende ku jane te izoluara gjerat !!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 19:45
Skandali: Florie Pecin ka qëndruar edhe në një familje kosovare, shtatzania e saj ngelet ende enigëm
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Florie-p
Shtatzania e njërës prej viktimave të tragjedisë së Himarës vazhdon të shokojë shqiptarët. Pas publikimit të lajmit në të gjitha mediat shqiptare, vëllai i Florie Pecit ka deklaruar se me motrën e tij është abuzuar gjatë kohës që ka qënë në koma.
“Është i vërtetë denoncimi që ka bërë në prokurori. Arsyeja se pse e kam bërë këtë denoncim, lidhet me faktin se dua që kjo që i ka ndodhur motrës sime të zbardhet dhe ata që e kanë bërë një veprim të tillë, të mbajnë përgjegjësi”.


Ai rrëfen për një media se si mori vesh lajmin për shtatzaninë dhe tronditjen që pësoi familja e tij. “Motra ime kishte problem shëndetësore dhe e çova tek mjeku. Gjatë analizave që i bëmë, mjekët na thanë se Florija ishte shtatzënë dhe se llogaritjet që bënë ata, dolën në përfundimin se motra ime ka ngelur shtatzënë gjatë kohës që ishte në koma në Austri, që do të thotë se me atë është abuzuar”, pohon Gazmend Peci.
Ai tregon se 22 vjeçarja është tronditur dhe nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur me atë gjatë qëndrimit të saj në Austri. Por mësohet se vajza pasi ka dal nga spitali është strehuar në një familje kosovare dhe aty ngrihen pikpyetjet e mëdha. Mjeku gjenekolog që ka bërë vizitën është shprehur se Florie Peci ka mbetur shtatzënë në momentin që ka dal nga spitali. “Edhe pse i thashë se shqetësimet i vinin nga shtatzënia, ajo nuk pati emocione të dukshme, ndërkohë që vëllai i saj dhe kunata u tronditën jashtë mase de mbetën të habitur”, nënvizon dokto Dhono.
Nga ana tjetër është pyetur në telefon kryetari i familjes kosovare dhe ai ka mohuar kategorikisht një akuzë të tillë duke u shprehur se “unë fëmijët i kam sa ajo”. Ndërsa drejtësia shqiptare akoma nuk ka reaguar për këtë skandal të pafalshëm./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 19:48
o zot .....ca bahet ne kyt dynja .....kush do te jet don var ne nji peme e duhet djeg me benzin se asht makaber kjo qe ka nodh
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 19:53
cu be po perdhunohen femrat ne mase :sad26:
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 20:05
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri VAJZA-NE-KOME-15_25

Vëllai i studentes: Motra është dhunuar

Nje dite pas denoncimit te atij qe mund te kthehet ne nje skandal jo vetem ne Shqiperi, nisin te zbardhen te tjera detaje per kete ngjarje te rende. Vellai i saj me i madh, Gazmend Peci, ne nje intervistë për Top Channel deklaroi se motra e tyre ka qendruar ne spitalin austriak qe pas aksidentit deri me 11 tetor te vitit 2012.

Sipas diagnozës së mjekëve dhe padise se tij në Prokurori, shtatzënia ka ndodhur ne muajin shtator. Gjate muajit shtator, pacientja eshte asistuar edhe nga motra e saj 20-vjeçare, e cila ka qendruar me te ne spital deri në kthim.

"Familja kosovare u interesua vetë dhe gjeti numrin e telefonit tim. Një herë në javë, të shtunave, dy motrat e mia shkonin për drekë te familja kosovare për pak orë dhe më pas ata i dërgonin përsëri në spital", thotë Gazmendi.

Gazmendi hedh poshte edhe akuzat apo dyshimet qe po hidhen mbi familjen kosovare, e cila prej vitesh qendron ne Austri dhe ka ndihmuar te motren.

"Kjo familje nga Kosova është prej tre anëtarësh, një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre rreth 20 vjec", rrëfen Gazmendi.

22-vjeçarja ka probleme me te ecurin dhe humbje te vazhdueshme kujtese. Per te kryer nevojat baze ka nevoje per ndihme, dhe shpesh nuk eshte ne dijeni te shume ngjarjeve.Lajmin per shtatzanine, familja Peci nga fshati Kajtel i Librazhdit e ka marre ne 15 janar, kur vajza eshte ankuar per dhimbje te vazhdueshme barku.

"Floria nuk mban mend asgjë dhe gjatë gjithë veprimeve të saj duhet të ketë shoqërues.Ajo nuk mban mend nëse e kanë përdhunuar. Gjatë kohëve të fundit na tha se kishte dhimbje barku dhe pas kryerjes së ekos na thanë që ajo është shtatzënë. Jam ndjerë shumë keq për këtë që ka ndodhur.Kjo është dicka shumë e rëndë", thotë vëllai i Peci.

Drejtori i maternitetit 'Mbreteresha Geraldinë", Halim Kosova tha se shtatzënia e vajzes po ecen ne gjendje normale. Ai konfirmoi deklaratat e vellait te saj se vajza ka probleme neurologjike dhe te gjitha ekpertizat me mjeket e specialiteteve te tjera do te behen ne dhomen e saj.

"Për ne si maternitet, fëmija është në rregull. Edhe ekspertët e tjerë thonë se kjo shtatzëni duhet të vazhdojë dhe qëllimi ynë nuk është aborti, qëllimi ynë është si t'i shërbejmë një fëmije. Pacientja nuk ka kujtesë të qartë për detaje mbi këtë problem", thotë Kosova.

Ndersa Ministri i Shendetesise Vangjel Tavo, i pyetur lidhur me kete ngjarje te rende nuk pranoi te jape me shume detaje, por tha se çeshtja eshte ne hetim.

"Eshtë një rast i cili është në hetim nga organet kompetente dhe në momentin që do të kemi një rezultat do t'jua bëjmë të qartë", tha Tavo.

Vajza dhe familjaret kane kerkuar nderprerje te shtatzënise, pasi ajo eshte perdhunuar dhe aktualisht nuk eshte ne gjendje fizike dhe mendore te rrise nje femije. Ajo qe mbetet eshte se dhjete muaj pas aksidentit te rende ne Himare, 22-vjeçarja, studente ne Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë, aktualisht po peson nje tjeter traume te rende psikologjike.

EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 21:57

L:
Shtatezania thuhet se ka ardhur rreth muajit Shtator !
Vajza eshte pa vetedije , ka probleme , te cilat nuk i japin mundesine te identifikoje rrethanat e ndodhise .
Per fat te keq , gishtin nuk ua ve Austriakeve ....sepse eshte e pakonceptueshme , qe te ndodhin te tilla gjera
ne VIEN dhe aq me teper , nen kujdesin e nje Shteti , Pse ?
Sepse jo vetem qe ata ja gjejne babain e femijes por dhe ja bejne babain, pasi kane mjete te sofistikuara qe i arrijne te tilla gjera ....si babai i femijes qe e hengert nje Verem o Perendi , pafsh ne Toke e marrsh hake se vertete eshte per te ardhur keq .
Gjendja e asaj goces dhe si do vije femija ne bote ...kush ka perfituar nga e tille situate :sad26:
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 22:02
Cmenduri!!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 22:04
Pas skandalit me Florie Pecin reagon Tavo: “Lajmi është shokues, por do flasim pas ekspertëve “
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Ministri-300x214
Pas denoncimit të vëllait të Florie Pecit, i cili pretendon se motra e tij është përdhunuar gjatë kohës që kurohej në Austri, ka reaguar menjëherë dhe Minsitri i Shëndetësisë Vangjel Tavo duke thënë se lajmi është vërtetë shokues.

Në një prononcim për mediat, Tavo ka theksuar se ende nuk ka një raport nga mjekët në lidhje me shtatzënin e 22 vjeçares. Ndër të tjera ai nënvizoi se organet e drejtësisë do të japin përgjigjen për këto pretendime.

“ Është një rast që është akoma në hetim nga organet kompetente. Në momentin që do kemi një rezultat do ta bëjmë të ditur. Gjendja shëndetësore vajzës është e mirë. Nuk është kompetenca jonë të komentojmë, por do të merremi me rastin në fjalë, pasi të dal prononcimi i ekspertëve”.
Lajmi shokues u bë publik dije nga mediat, pasi vëllai i Florie Pecit kishte bërë një denoncim në Prokurorinë e Përgjithshme, duke akuzuar spitalin ku ishte kuruar motra e tij, pasi aty është abuzuar seksualisht dhe Florie Peci ka mbetur shtatzënë./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 22:23
eshte kollaj me e gjet n,q,s vajza ka shkuar shtatzene apo eshte bere atje
do kete kartele pacienti ,
gjithcka do sqarohet ,, besoj
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 22:27
Hiqeni mundesine te kete qene shtatzene pasi pas aksidentit do e kish deshtuar femijen nese egzistonte nje mundesi e tille....Cudi me vjen e mua per kete lajm e spo arirj ta besoj sepse mesa di ne klinika te tilla ku mbajne pacient me rrezik jete jane dhoma te vecanta ku gjate gjithe kohes rrine mjeke per te shikuar gjendjen e te semures....!!!!!!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Fri 15 Feb 2013 - 22:38
Prandaj me duket cudi dhe muve ..
analizat do e gjejnje se cfare gjaku ka femija ?????
ngushellime viktimes
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sat 16 Feb 2013 - 12:37
Florije Peçi: Fëmijën nuk mund ta mbaj

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Florija
Shtatzënia e papritur e të mbijetuarës së aksidentit të Himarës, 22-vjeçares Florije Peçi, ka shokuar gjithë shqiptarët. Sikur mos mjaftonin plagët e marrë nga aksidenti dhe gati 2 muaj në koma, tashmë studentja po përballet edhe me një shtatzëni të padëshiruar, që erdhi nga abuzimi ndaj saj.
22-vjeçarja nuk është kuruar krejtësisht, ajo lëviz me vështirësi dhe ka humbje të vazhdueshme kujtese.
Ndërkohë, Florija që këtu e tre javë është e shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka deklaruar për GSH se nuk do ta mbajë fëmijën.
Autoritetet shqiptare nga ana tjetër kanë njoftuar klinikën austriake dhe dyshimet e para bien mbi personelin mjekësor. Gjithsesi, analiza e ADN-së do të jetë ajo që do të vërtetojë atësinë e fëmijës dhe do të zbardhë gjithë të vërtetën. /alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sat 16 Feb 2013 - 13:58
Shoqet: Traumë e dytë për Florien

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Studentethimares

Florie Peci ishte një studente model para se të ndodhte aksidenti. Të mbijetuarat e Himarës, tashmë studente në degën Master në Universitetin e Elbasanit, e cilësojnë të urtë dhe pa ndonjë lidhje dashurie gjatë periudhës së studimeve në këtë universitet.

Kaltra Pollozhani, studentja që ishte edhe më rëndë se të tjerat, tregon se Floria ishte një studente e mirë, e rregullt, e urtë dhe shumë e thjeshtë. Nuk e kishin parë të shoqërohej me ndonjë djalë para aksidentit. Ajo thotë se kjo ngjarje e ka tronditur mjaft, pasi ajo ishte në listën për t’u dërguar gjithashtu në Austri për kurim dhe vetëm pasi është përmirësuar disi, është anuluar transporti për mjekim më të specializuar.

“Është një ngjarje shumë e tmerrshme ajo që i ka ndodhur Florijes. Më duket e pamendueshme që mund të ndodhë kjo në një spital. Mund të ishte kushdo nga ne. Është tragjike kjo që ka ndodhur”, shprehet Alma Deda. Të shokuara nga lajmi që kanë mësuar, studentet shprehen se Florijen nuk e kanë parë më në shkollë pas kthimit nga Austria. Florija nuk ka mundur ta përfundojë shkollën si të gjitha vajzat e tjera, për shkak të gjendjes së saj më të rëndë. “Ne nuk e pamë më të vijë në shkollë. Ajo u zgjua e fundit nga koma. Shoqja e saj e ngushtë ishte Juliana Tola, e cila ndërroi jetë në aksident. Ajo ishte studente e rregullt. Nuk ka pasur asnjëherë probleme. Nuk mund ta besojmë. Ajo iku për t’u mjekuar dhe mësojmë këtë lajm. Duket një skandal i vërtetë. Shpresojmë që drejtësia të bëjë punën e saj e të dënohen përgjegjësit. Kemi tentuar të komunikojmë në “Facebook”, por ajo herë shfaqej e qartë, e herë e turbullt. Ka ende pasojat e aksidentit, ndërkohë që i ndodh edhe kjo shtatzëni. Është e tmerrshme”, tregon më tej Alma Deda. Ndërkohë, lidhur me gjendjen e Florijes, ato thonë se ajo po e merrte veten ngadalë. Pasojat tek ajo ishin më të mëdha, pasi kishte pësuar një ndërhyrje në kokë. “Ne jemi mjaft të tronditura dhe jemi pranë Florijes në të gjithë këtë që ka ndodhur. Ky është një skandal dhe duhet të ketë përgjegjës”, shprehen 5 nga studentet që i mbijetuan aksidentit të 21 majit. Gjithashtu, kjo ngjarje ka shokuar edhe pjesën tjetër të studentëve dhe pedagogëve. E gjithë kjo ngjarje ka kthyer edhe një herë në mendje aksidentin dhe pasojat që sjell ai edhe sot. Lajm i pabesueshëm është quajtur nga pjesa më e madhe dhe nuk duhet të ndodhte një gjë e tillë, pasi kjo ia shkatërron jetën asaj vajze që ka kaluar traumën më të madhe të jetës së saj dhe tashmë do të duhet të kalojë një traumë të dytë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sat 16 Feb 2013 - 14:08
Pupu e te mendosh qe jeton ne nje vend si shqiperia ku edhe viktima denohet sepse i perket gjinise femer vetem.....!!!! shokim
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sat 16 Feb 2013 - 14:23
Message reputation : 100% (1 vote)
Cka nuk do te ndegjojm !! keshtu gjera , nga shoqerit qe nuk kan moral, sjellje, edukat. andaj nuk pritet gjera te bukura...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sat 16 Feb 2013 - 20:11
Floria kërkon të abortojë fëmijën. Policia: Mund të na çojë tek autori i përdhunimit
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Flori%20me%20babain
Ngjarja e pazakontë, që padyshim mund të cilësohet si një skandal i mjekësisë, vijon me detaje dhe shqetësime të tjera nga ana e familjarëve të vajzës së mbijetuar nga tragjedia e Himarës.

Çfarë do të bëhet me fëmijën, që sipas mjekëve gëzon shëndet të plotë në barkun e Florie Peçit?! Familjarët e saj dhe ajo vetë, kërkojnë që ajo të abortojnë fëmijën e saj pesë muajsh, ndërsa mjekët thonë se shtatzënia nuk duhet të ndërpritet, pas hyrjes në muajin e tretë, edhe pse pritet të ndryshohet lidhur me abortin selektiv.

Këtë e kërkon edhe policia. ADN-ja e fëmijës do t’i shërbejë policisë që bëjë zbulimin e atësisë, personin që e ka dhunuar Florien, gjatë kohës që ajo ka qenë e shtruar në një spital në Austri në gjendje komë. Prokuroria e Tiranës nisi dje zyrtarisht hetimet lidhur me zbardhjen e misterit të shtatzënisë së Florie Peçit, një nga fatmirat që i mbijetoi tragjedisë së Himarës, në maj të viti të kaluar.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sun 17 Feb 2013 - 15:44
Përdhunimi i Florijes, i ati: “Kosovarët të pafajshëm, fëmijën nuk do ta mbaj”
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Selman
Ka tronditur dhe një herë dëshmia e prindërve të Florije Peci e cila përjetoi dhe po përjeton një nga tragjeditë më të vështire që mund ti ndodh dikujt!
I prononcuar për gazetën “Panorama” Selman Peci, i ati i Florijes paraqet një situatë tragjike psikologjike të vajzës së tij, duke u shprehur: “Ajo nuk është në gjendje të kujdeset për veten e saj. Nuk kupton asgjë çfarë i ndodh dhe çfarë i thua, si mund të rrisë Florija një fëmijë?”.
Kështu ai shprehet kundër mbajtjes së fëmijës që mbarët në barkë Florija.

Nga ana tjetër reagimet e nënës së Florijes janë prekëse: “Nuk e përballoj dot. Aksidenti ishte aksident, por përdhunimi i vajzës sime në atë gjendje është krim makabër”, thotë ajo duke u larguar nga ambienti, për të mbytur dhimbjen dhe dëshpërimin e që e rëndon në shpirt.
Ndërsa nga ana tjetër, Selmani ia kthen: “Ajo e ka të ardhmen përpara, vetëm të shërohet. Nuk është koha e saj për të pasur fëmijë, se aktualisht është shndërruar vetë në një fëmijë që ka nevojë për kujdes”.
Intervista e dhënë për “Panoramën” ishte vërtet shumë e rëndë për këtë familje po ashtu dhe për të gjithë opinionin shqiptar, që vazhdon të tronditet prej saj:
Dëshironi që Florija ta mbajë fëmijën, apo ta abortojë?

Për të mirën e saj duhet ta abortojë. Mjekët madje nuk duhet ta zvarrisin më operacionin. Florija nuk është në gjendje të kujdeset për veten e saj. Nuk kupton asgjë çfarë i ndodh dhe çfarë i thua, si mund të rrisë Florija një fëmijë?! Doktorët e kanë vënë re që Florija nuk është mirë mendërisht dhe as fizikisht, çfarë presin? Që të më vdesë edhe vajza? Nuk kam asgjë kundër fëmijëve, i dua shumë dhe unë e di sa dëshiroj që edhe Florija një ditë të ketë fëmijët e saj, familjen e saj, por aktualisht ajo nuk është në gjendje.
Në këtë lloj gjendjeje shëndetësore ishte qëkur u kthye në Shqipëri?
Qëkur u kthye Florija kishte ndërruar komplet. Ishte tretur e dobësuar. Erdhi në karrige me rrota. Pak nga pak lëvizte këmbët, por mezi hidhte hapat. Si fëmijë. Kur e pyesje për diçka, nuk mbante mend gjë. Ose përsëriste 3-4 herë të njëjtën fjali. Madje as aksidentin nuk e kujtonte, pak gjëra mbante mend. Vetëm universitetin e kishte me merak, donte që të kthehej. E përmendte shpesh, por edhe e harronte shpejt. Florija nuk kishte asnjë lidhje me Florijen e para aksidentit.
A keni ju si familje dyshimet tuaja mbi abuzuesit?
Unë dyshoj te personeli i klinikës. Përdhunuesi i vajzës sime ndodhet në atë klinikë. Policia dhe Prokuroria te bashkëpunojnë dhe të gjejnë autorin. Eshtë krim, krim. Nuk di çfarë lloj mostre është ai person që ka bërë këtë veprim të tmerrshëm.
Florija ka ndenjur edhe te disa familje kosovare. A nuk dyshoni edhe te meshkujt e këtyre familjeve?
Jam i bindur që jo. Ata na janë ofruar me shumë dashamirësi, na kanë ndihmuar, na kanë telefonuar dhe na e kanë nxjerrë vajzën në kamera në internet për ta parë. Edhe financiarisht na kanë ndihmuar shumë. Jam i sigurt që miqtë kosovarë nuk kanë të bëjnë me këtë histori makabre.
A mund të na thoni kush janë këto familje?
Absolutisht jo. Nuk dua të përgojohen emrat emrat e atyre familjeve të nderuara. A e dini ju që njëri nga këta persona na kanë ardhur edhe për vizitë në shtëpi? Në gusht kanë qenë në shtëpinë tonë këtu dhe kanë pirë kafe me ne.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Mon 18 Feb 2013 - 10:48
Flet motra e Peçit. Spitali austriak: E vërteta e përdhunimit

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Florije-Peci3-300x216

Përgjigjja e klinikës: Florije Peçi ka mundur të largohej rregullisht. Erida Peçi: Tregoj ditët në Austri me familjen kosovare.
Motra e Florije Peçit: Dyshimet gjatë qëndrimit në Austri.
Erida Peçi: Javët me Florijen në spital dhe familjen kosovare, si e zbulova shtatzëninë
“Te kosovarët qëndronim vetëm dy orë në fundjavë”
Gazeta kontakton me qendrën rehabilituese ku qëndroi Florije Peçi: Nuk japim informacion mbi supozimet.
Spitali austriak: Të hapur për hetime. “Pacientja ka mundur të largohej rregullisht nga klinika jonë”

Në datën 2 korrik 2012, Florije Peçi u zgjua pas 41 ditësh në koma. Kjo është studentja e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, që i mbijetoi tragjedisë së Himarës, ku si pasojë e aksidentit tragjik më 21 maj 2012, në Qafën e Vishës në Himarë, humbën jetën 13 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Nga rrëzimi i autobusit në humnerë, Florije Peçi mori dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe në tru, të cilat rrezikuan seriozisht jetën e saj. Bashkë me studenten tjetër, Eriselda Gubere, ato u dërguan për kurim të specializuar në Vjenë. Që të dyja ndenjën për disa javë në gjendje kome, derisa shëndeti i tyre u përmirësua. Në tetor, studentet u kthyen në Shqipëri. Për Florije Peçin data e saktë e kthimit është 11 tetor 2012 dhe ka qenë e shoqëruar nga motra e saj më e vogël, Erida. Kjo gjithashtu i ka qëndruar pranë edhe gjatë kohës që Florija u transferua në klinikën Gmunderberg Almunster në Austri, pas daljes nga koma që përkon me periudhën e rehabilitimit. Vizita e Eridës në Vjenë përkon gjithashtu me kohën kur motra e saj, Florija, është abuzuar seksualisht, ku si pasojë ka mbetur shtatzënë. Në këtë intervistë ajo tregon javët e qëndrimit në klinikën e rehabilitimit pranë Florijes…
Kur jeni nisur për në Austri?
Jam nisur më 4 shtator 2012 dhe jam kthyer bashkë me Florijen më 11 tetor 2012.
Gjatë kohës së qëndrimit tuaj atje, e keni lënë Florijen vetëm?
Kur u futa në fillim në atë spital, më bënë të ditur që aty çdo gjë ishte e sigurt. Për këtë arsye kishte momente kur edhe mund ta lija vetëm, por jo për një kohë të gjatë.
Për çfarë spitali bëhet fjalë?
Pasi ka dalë nga koma, Florija është dërguar në qendrën e rehabilitimit në Gmunderbergut Almunster në Austri, ku ka qëndruar për 3 muaj e gjysmë atje.
Rezulton që Florija ka qëndruar edhe në një familje kosovare, gjatë periudhës së rehabilitimit…
Familja kosovare vinte na merrte në fundjavë. Mund të rrinim vetëm dy orë maksimumi atje, por gjithmonë kemi qenë bashkë. Që të dyja, unë dhe Florija.
Po para se të shkonit ju atje, e vizitonte Florija këtë familje?
Para se unë të shkoja atje, Florija nuk shkonte te familja kosovare. Megjithatë, jam e bindur që familja kosovare s’ka gisht në këtë punë. Edhe ata vetë janë shumë të tronditur nga kjo ngjarje dhe gjithashtu kanë bërë denoncim në shtetin austriak.
A keni vënë re ndonjë sjellje të çuditshme te ndonjë pacient infermier, mjek a dikush tjetër gjatë kohës që keni qëndruar pranë Florijes në qendrën e rehabilitimit?
Po, vura re sjelljen e çuditshme të Florijes kur vajta atje. Fliste fjalë shumë të çuditshme. Ajo më parë nuk ka qenë asnjëherë e lidhur dhe mënyra se si fliste m’u duk shumë e çuditshme… Por mendova se e ka nga traumat e aksidentit që kishte pësuar, por kurrsesi nuk më shkonte mendja te një gjë e tillë.
Kur e kuptuat që kishte diçka që nuk shkonte me motrën tuaj, kur u zbulua shtatzënia e saj?
Që kur u kthyem në Shqipëri, atë e laja vazhdimisht unë, pasi ajo nuk mundet. Po vija re që asaj po i rritej barku, por nuk më shkonte mendja që mund të ishte shtatzënë. Sa vinte dhe barku i saj rritej. Nisa të dyshoj. Herën e fundit i kërkova babait ta çonim për një vizitë, ku edhe mjeku na tha që ishte shtatzënë. Ishte e pabesueshme. E tmerrshme. Nuk e besuam dot dhe e sollëm në Tiranë, me shpresën që mjeku të na thoshte të kundërtën. Por rezultoi që është shtatzënë dhe aktualisht ajo ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Si ka reaguar Florija pasi ka zbuluar shtatzëninë?
Ajo nuk reagon thuajse fare. Duket e ftohtë, nuk e kam parë kurrë të qajë, as të qeshë, që kur ka ardhur nga Austria. Për mua është shumë e vështirë e gjithë kjo që ka ndodhur. Më duket si një makth nga i cili dua të zgjohem. E shikoj motrën time tani, atë motër që dikur vrapoja për t’i treguar çdo gjë më ndodhte. Ajo motër që më mësonte dhe më mbështeste. Atë Florije që qeshte, punonte, atë Florije plot jetë dhe shkëlqim, me dëshirën për të jetuar dhe shkolluar, por fatkeqësisht nuk e gjej më askund motrën time të dashur. Është një Florije, e cila nuk e di fare se çfarë ndodh rreth saj, nuk di ç’bëhet në trupin e saj, një Florije që as qesh dhe as qan.

Spitali austriak: Të hapur për hetime
Gazeta kontakton me qendrën rehabilituese ku qëndroi Florije Peçi: Nuk japim informacion mbi supozimet.
“Pacientja ka mundur të largohej rregullisht nga klinika jonë”
Klinika ku ka qëndruar Florije Peçi nuk ka komentuar gjatë mbi akuzën e ngritur nga familja e saj pas zbulimit të shtatzënisë që përkon me fundin e muajit shtator, periudhë kur vajza ka qenë në Austri. Ajo qëndronte atje për t’u kuruar pas lëndimeve në aksidentin tragjik të Himarës. Drejtues të kësaj klinike janë shprehur të gatshëm për të mbështetur hetimin. Menjëherë pasi mësoi për skandalin e rëndë të abuzimit, gazeta “Panorama” ka kontaktuar me klinikën ku qëndronte Florija, “Neurologisches Therapiezentrum Gmundnerberg”, në Austri. Mbrëmjen e së enjtes ne arritëm të kontaktonim vetëm me infermieren e turnit. Ajo u kujtua menjëherë për pacienten sapo emri i Florijes u përmend dhe pasi mësoi me pak fjalë ngjarjen dhe akuzën që kishte drejtuar familja e vajzës, e tronditur tha se çështja ishte shumë serioze. Duke mos qenë presoni i duhur për të reaguar më zyrtarisht mbi ngjarjen, ajo na la pak çaste në linjë në kërkim të një e-mail-i apo numri telefoni të personave me të cilët duhej të kontaktonim për sqarime apo reagime ndaj kësaj ngjarjeje. Infermierja na tha se duhej të kontaktonim me drejtuesit e klinikës, duke na dhënë e-mail-in zyrtar, i cili ndodhej edhe në faqen e uebit të “Neurologisches Therapiezentrum Gmundnerberg”. Infermierja na sugjeroi kontaktin me Hr.Staudenger. Duke iu drejtuar këtij personi në e-mail zyrtar të klinikës, ne shpjeguam se çfarë kishte ndodhur së fundmi me Florijen dhe kërkuam një reagim të mundshëm zyrtar nga klinika, si dhe nëse ata kanë pasur raste të tjera të ngjashme pretendimi për abuzim nga pacientët e tyre.
Përgjigja erdhi pak pas mesdite, nga CEO i kësaj klinike. Zoti Thomas Jenke, duke iu drejtuar gazetës, shkruante se:
“I dashur redaktor i Gazeta Panorama,
Ne konfirmojmë se Florije Peçi ishte një paciente për rehabilitim në qendrën e terapisë neurologjike Gmundnerberg. Gjatë qëndrimit të saj, ajo ka pasur gjithashtu mundësi të largohej rregullisht nga klinika. Ju lutem, kuptoni se aktualisht ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi supozimet. Ne bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet dhe mbështesim të gjitha hetimet.
Me respekt,
Thomas Jenke, CEO”


Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Faksimile-e-mesazhit-t%C3%AB-kthyer-nga-klinika-austriake

Klinika
Shtëpia neurologjike rehabilituese ndodhet në Gmundnerberg, 800 metra lart mbi liqenin Traunsee. Ajo ka 120 dhoma me një dhe dy shtretër dhe konsiderohet një prej objekteve të suksesshme e të përparuara diagnostikuese, të trajtimit të rehabilitimit në Austri. Ekipi i klinikës përfshin specialistë, si neuropsikologë, terapistë dhe infermierë. Qëllimi i rehabilitimit neurologjik është restaurimi i plotë i shëndetit të njerëzve me trauma apo aksidente, për t’iu mundësuar jetesë kryesisht të pavarur.
“Nëse mjekët janë dakord, duam që motra ta lindë fëmijën”


Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Gazment-peci-vellai-i-florie-pecit-258x300
Vëllai: Autori të paguajë me jetë
Vëllai i Florije Peçit, e cila u dëmtua rëndë në aksidentin në Himarë dhe u dërgua për kurim në Austri, këmbëngul që motra e tij është përdhunuar në spitalin austriak dhe ka ngelur shtatzënë. Ndërsa nuk jep shumë shpjegime në lidhje me familjen kosovare. Gazment Peçi shprehet se ai dhe familja duan që Florija ta lindë fëmijën, nëse mjekët janë dakord dhe u premtojnë që nuk ka rrezik.
Si është gjendja e motrës suaj pas terapisë që po kryen në spital?
Mjekët që po e mbajnë nën kontroll thonë që gjendja e saj është përmirësuar. Por Florija vetë nuk mban mend asgjë nga ato që i kanë ndodhur. Ajo do patjetër një shoqërues gjatë të gjitha veprimeve që bën. Nuk mban mend as nëse e kanë përdhunuar.
Po si e mësuat se Florija ishte shtatzënë?
Në fund të muajit janar 2013, Florija kishte disa shqetësime shëndetësore dhe për këtë shkak e sollëm për vizitë e kontroll mjekësor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Aty na thanë përfundimisht se ajo ishte shtatzëne dhe më 25 janar u shtrua për trajtim mjekësor.
E kishit dërguar për vizitë në ndonjë spital tjetër para se ta sillnit në maternitet?
Po, po, Qëkur ajo filloi të kishte shqetësime, kryesisht dhimbje barku. I bëmë të gjitha analizat, pasi nuk e dinim se çfarë kishte dhe kujt ia merrte mendja që ajo mund të ishte shtatzënë?! Në fund vendosën që t’i bënin edhe një EKO, fillimisht në Librazhd, pastaj në një spital këtu në Tiranë, ku na thanë që ajo është shtatzënë. Jemi ndjerë shumë keq për këtë që ka ndodhur.
Ju vetë pretendoni se me motrën tuaj është abuzuar seksualisht në spitalin austriak?
Pa diskutim që po. Ashtu kam deklaruar edhe te kallëzimi që kam bërë në Prokurori. Florija është përdhunuar në spital, ku ka qenë e shtruar për kurim. Me të janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk kishte mundësi të mbrohej.
Po për familjen kosovare ku ajo ka qenë për rehabilitim, si qëndron e vërteta?
Familja kosovare u interesua vetë dhe gjeti numrin e telefonit tim herën e dytë që unë shkova në Austri. Një herë në javë, të shtunave, dy motrat e mia shkonin për drekë te familja kosovare për pak orë dhe më pas ata i dërgonin përsëri në spital. Kjo familje është prej tre anëtarësh, një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre rreth 20 vjeç.
Si do të veproni me foshnjën? Do vendosni që Florija të abortojë, apo të lindë?
Në qoftë se mjekët thonë se ajo nuk ka asnjë rrezik dhe nëse do ta përballojë shtatzëninë, nuk dua që të abortojë. Duam që fëmija të lindë, por edhe motra të jetë shëndosh e mirë.
Çfarë prisni tashmë që keni bërë denoncimin në Prokurori?
Duhet të gjendet domosdoshmërish autori dhe të zbardhen motivet e ngjarjes. Ai mostër që e ka bërë këtë krim do paguaj dëmin e bërë, qoftë edhe me jetën

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Drejtori-i-maternitetit-mbreteresha-geraldine-halim-kosova
Halim Kosova: Shtatzënia përkon me fazën e rehabilitimit
Drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Halim Kosova, në një prononcim për mediat sqaroi dje se gjendja e Florije Peçit paraqitet më e stabilizuar. Gjithashtu ai shprehet se shtatzënia nuk përkon me kohën kur studentja ishte në koma, por me fazën e rehabilitimit. “Është një paciente e pafuqishme për t’i marrë të gjitha konsultat e duhura me radhë dhe ne gjykuam se rruga më e mirë për ta ndihmuar për këtë që ne kemi në dorë, është që të rrijë këtu, në një dhomë më vete, me të gjitha çfarë i nevojiten. Jo se ka problem ostetrikal, thjesht për ta lehtësuar që në ato kondita, që kuptohet se nuk janë të favorshme për një ecuri normale edhe psikologjikisht, ne të krijojmë konditat normale. Është një paciente që pas një traume të tillë nuk është se ka kujtesë shumë të qartë me detaje për këtë problem. Përkon një shtatzëni rreth fundit të shtatorit. Me sa di unë, ajo nuk ka qenë në gjendje kome, por në një fazë rehabilitimi”, u shpreh dje Halim Kosova. Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, nuk dha shumë komente në lidhje me këtë rast, duke u shprehur se do të merret me rastin në fjalë pasi të prononcohen ekspertët që kanë marrë në hetim çështjen. “Është një rast në hetim nga organet kompetente. Në momentin që do të kemi një rezultat, do ta bëjmë të ditur. Ajo është e shtruar në spital dhe do të kemi një informacion shumë shpejt. Por do të merremi me rastin në fjalë pasi të dalë prononcimi i ekspertëve”, u shpreh Tavo.

Florije Peçi, Llalla urdhëron Prokurorinë e Tiranës të hetojë
Pas denoncimit në Prokurorinë e Përgjithshme nga vëllai i studentes Gazment Peçi, kryeprokurori Adriatik Llalla ia ka kaluar çështjen Prokurorisë se Tiranës. Skandali për shtatzëninë e Florije Peçit gjatë kohës që ajo po kurohej në Austri është publikuar pas denoncimit të vëllait të saj, Gazment Peçi, i cili i kërkoi kryeprokurorit Llalla gjetjen e autorëve. Pas këtij kallëzimi, prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës nisjen e verifikimit paraprak për kërkesën e vëllait të Florije Peçit. Ai i ka dërguar një letër kryeprokurorit, ku i kërkon nisjen e hetimeve për motrën, e cila, sipas tij, është përdhunuar teksa ishte në spitalin austriak për mjekim. Gjithashtu edhe deputeti socialist Taulant Balla, me anë të një letre drejtuar kryeprokurorit, kërkoi zbardhjen e ngjarjes.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Mon 18 Feb 2013 - 11:22
Kesaj i thone taman qe ska fund e keqja
mas aksidentit ne koma edhe e perdhunojne Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri 4244291720 Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri 4244291720
Zoti i dhonte fuqi me e perballu kete situate
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Mon 18 Feb 2013 - 11:33
zoti kjofte me kyt vajze se boll asht tu hek
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Mon 18 Feb 2013 - 15:52
Florije Peçi flet përçart, prokuroria nuk e merr dot në pyetje
Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Florija1
Historia e të mbijetuarës nga aksidenti i Himarës, është vërtet shumë e dhimbshme. Florije Peçi, pas peripecive serioze që kaloi me shëndetin e saj, duke qëndruar edhe 55 ditë në koma, tashmë është shtatzënë.

22-vjeçarja ndodhej në Austri për t’u kuruar dhe gjatë qëndrimit të saj aty, mësohet se ka mbetur shtatzënë. Ndërkohë që dyshohet se ajo është përdhunuar nga personeli mjekësor i klinikës austriake, ndoshta vetëm testi i ADN-së mund të japë një përgjigje të saktë për atësinë e fëmijës.

Pas lajmit shokues, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të marrë në pyetje studenten e aksidentuar, por kjo ka qenë e pamundur. Sipas prokurorëve, shtatzënia e padëshiruar e ka shokuar akoma në tepër gjendjen e saj mendore, e cila tashmë flet përçart. Kështu, prokurorët e kryeqytetit po fokusohen në pika të tjera lidhur me hetimin e çështjes, pasi Florija nuk është në gjendje që t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Ajo ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve dhe psikologëve. /alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 15:42
Hetimet e Prokurorisë austriake: Dyshime se Florija s’është përdhunuar në spital

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri FLORIJE-PE%C3%87I-NE-MATERNITETIN-%E2%80%9CMBRETERESHA-GERALDINE%E2%80%9D-MAJTAS-LART-MJEKU-GJINEKOLOG-ELTON-KOROVESHI-MAJTAS-POSHTE-SPITALI-NE-AUSTRI-300x203

Austriakët: Florije Peçi nuk u përdhunua te ne.
Zëdhënësi Christian Humber: Ishte e shoqëruar gjatë qëndrimit në Vjenë.
Kërkesa nga Shqipëria, Prokuroria e Wels nis hetimet.
Flet mjeku i maternitetit, Elton Koroveshi.
“Shtatzënia e Florijes normale, nuk mund të ndërpritet”
Mjeku: Ligji e lejon heqjen e bebes pas javës së 12-të vetëm kur rrezikohet shëndeti i nënës.
Analiza e ADN-së së fëmijës, gjatë dy ditëve të ardhshme.
Ekzaminimi bëhet nga lëngu amniotik i nënës.
Prokuroria austriake ka nisur hetimet në lidhje me shtatzëninë e Florije Peçit, studentes shqiptare që u aksidentua në Himarë dhe u kurua në Vjenë derisa doli nga gjendja e komës. Lajmi është bërë i ditur dje nga zëdhënësi i Prokurorisë austriake në qytetin Wels. Duke folur për BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative) Christian Humber ka hedhur dyshime që ngjarja të mos ketë ndodhur në Austri. Zyrtari i Prokurorisë austriake ka thënë se hetimi atje ka nisur mbi bazën e kërkesës së bërë nga ambasadori shqiptar në Vjenë. “Christian Humber, zëdhënës i Prokurorisë në Wels, tha se ka nisur hetimin në bashkëpunim me Policinë, bazuar në kërkesën e Ambasadës Shqiptare”, thuhet në artikullin e publikuar dje nga BIRN. Sipas tij, “Prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin mjekësor të viktimës në klinikë”. Zëdhënësi ka thënë më tej se “po kërkojmë për informacione, duke shpresuar se do të gjejmë ndonjë gjurmë të rëndësishme”. Zëdhënësi i Prokurorisë austriake ka pohuar se hetimi në këtë vend po zhvillohet në bazë të nenit 205 të Kodit Penal austriak, që parashikon abuzimet seksuale me viktima që ndodhen në gjendje paaftësie fizike apo shëndetësore. BIRN citon se autoritetet austriake nuk janë të sigurta nëse abuzimi ka ndodhur kur studentja shqiptare Florije Peçi ndodhej në Austri. “Informacioni i parë që kemi marrë nga Ambasada në Shqipëri është se sulmi ndaj së dëmtuarës mund të ketë ndodhur nga fillimi i tetorit deri në fund. Gjatë shumicës së kësaj kohe, viktima nuk ishte në Austri, pasi u largua më 11 tetor”, shtoi zëdhënësi Humber. BIRN raportoi nga ana tjetër se dyshimet për abuzimin seksual ndaj vajzës gjatë qëndrimit në Austri janë zbehur për shkak se studentja nuk ka qenë vetëm.


avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 15:46
jupi
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 15:52
Ka gafe te kete abuzuar me te dikush nga fshati (sipas datave qe permenden me siper) ne momentin qe eshte kthyher pasi ka psikopate qe perfitojne ne te tilla raste,fshatare te semure menderisht e te etur per te shfryre epshet...pfff
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 15:55
Mund te kete ngelur shtatzene edhe disa dite para aksidentint..thjeshte nje hipoteze po hell ..
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 21:34
edhe un se besova aq shum faktin qe mund te jet perdhunu ne spital...mu duk e pamundur...dhe me duket se do jet kshu!
Belaa
Belaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 1394
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Me mire mos ta dish
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2012
http://www.zougla.gr/greece/main

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 21:38
Miikaaa shkruajti:Mund te kete ngelur shtatzene edhe disa dite para aksidentint..thjeshte nje hipoteze po hell ..

E ke iden sa muaj mbahet nje femije ne bark?

Do kishte lindur tani.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 21:40
pastaj sdo shpetonte kurr besoj...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 21:46
Nuk ka mundesi,nese ish shtatzene para aksidentit do e kish abortuar ne aksident pasi u godit rende....

Pastaj se besoj te kete pasur dicka me dike jo se sbejne lidhje keto por pasi vjen nga fshati ruajne traditat ende atje dhe jane fanatike...
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Tue 19 Feb 2013 - 21:50
un mendoj qe edhe sikur ta kishin perdhunu ne austri,dmth ne shtator i bjer...barku do ju dukete qysh kur dhe jo sot...
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sat 2 Mar 2013 - 17:07
Zbulohet e vërteta me skandalin e abuzimit seksual të Florije Peçit

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Florije-pe%C3%A7i-1-300x225

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Austri dosjen e përpiluar në lidhje me skandalin e abuzimit seksual të Florije Peçit.
E mbijetuara e tragjedisë së Himarës ka mbetur shtatzënë mes datave 24-26 shtator. Ky ka qenë konkluzioni i mjekëve dhe ekspertëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë në ekspertimin gjinekologjik të kryer me studenten, e cila dyshohet se ka mbetur shtatzënë gjatë kohës që mjekohej në Austri.
“Florije Peçi u ekzaminua përgjatë dy ditëve në maternitet me kërkesë të Prokurorisë. Gjatë ekzaminimit nuk u vërejtën shenja dëmtimi apo pasoja të një marrëdhënie seksuale të dhunshme. Mosha e fetusit është 6 muajsh në kohën kur kryhet ekzaminimi. Sipas përllogaritjes, koha e konceptimit të fëmijës është 24- 26 shtator 2012. Marzhi shkencor i gabimit në këtë përllogaritje është plus minus dy ditë”, citohet në gazetën Panorama përgjigja e mjekëve dhënë Prokurorisë.
Florije Peçi ka qëndruar në Austri nga data 24 maj deri në datën 11 tetor. Gjatë kësaj kohe, mes datave 24-26 shtator 2012 ajo ka mbetur shtatzënë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Sat 2 Mar 2013 - 17:15
O ce sjellin verdall kot,munden te diktojne kush eshte i jati i femijes,kush ka abuzuar me te e sbejne asgje....gjithsesi une jam mosbesuese se dikush nga personeli mjekesor ka bere dicka te tille!!!
Sponsored content

Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri Empty Re: Vajza e mbijetuar nga aksidenti i Himarës, shtatzënë, përdhunohet në koma në Austri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi