Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Monstra e Islandës (VIDEO) Empty Monstra e Islandës (VIDEO)

Wed 8 Feb 2012 - 20:48
Monstra e Islandës (VIDEO) MonstraislandePersona të rastit dokumentuan me video e foto lëvizjet e një “kafshe të dyshimtë” në ujërat e liqenit Lagarfljot në Islandë. Menjëherë pas bërjes publike të videove dhe fotove në internet, njerëzit nisën të flasin për rikthimin e “Loch Ness”, “monstrës” skoceze, që nga shkenca quhet edhe si “formë mitologjike e ditëve moderne” dhe pjellë e mendjes njerëzore.

Monstra e stërmadhe lëviz me zig-zage të ngadalta në ujërat e ngrira të liqenit dhe vetëm lëvizjet e tij të shkaktojnë frikë. Asnjë banor i zonës nuk ka mundur të shpjegojë se për çfarë bëhet fjalë. Ata thonë se nuk kanë parë kurrë një krijesë të tillë në liqenin e tyre. Por ajo që u ka dhënë një shpjegim dhe që ka larguar panikun, ka qenë shkenca. Ekspertët shkencorë dhe biologët e specializuar kryesisht në fushën e zvarranikëve thonë se bëhet fjalë për një robot (edhe pse nuk mund të thonë se si dhe kush e ka hedhur robotin në këtë liqen) të stërmadh.

“Nga mënyra e lëvizjes, nga zig-zaget, dhe forma tregon se bëhet fjalë për një robot. Ndoshta dikush argëtohet duke vendosur mbi strukturën metalike lëndë plastike me formën e një koke gjarpri”, deklaroi Loren Coleman nga Muzeumi i Kriptologjisë Ndërkombëtare në Portland.


Shihni videon:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi