Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Rusët kërkojnë eshtrat e Hitlerit, duan ta klonojnë! Empty Rusët kërkojnë eshtrat e Hitlerit, duan ta klonojnë!

Fri 10 Feb 2012 - 17:13
Rusët kërkojnë eshtrat e Hitlerit, duan ta klonojnë! 51180_1MOSKË- Rusët do klonojnë Hitlerin...! Kjo është vetëm një pjesë e teksteve që këto ditë u paraqitën në gazetat ruse.
Agjencia e lajmeve ruse ‘Ria Novosti’, bëri me dije se një grup hulumtuesish vendas kanë nisur një ekspeditë në liqenin Vostok, i cili mendohet se ka ekzistuar që parë 20 milionë vjetësh në akullnajën e Antarktik.

Ekspedita sipas shkencëtarëve rusë ka për qëllim zbulimin e formave të reja të jetës dhe grumbullimin e të dhënave për kohën e para epokës së akullit.

Por, sipas sipas agjencisë ‘Ria Novosti’, operacionet zyrtare janë një mbulesë pas së cilës zhvillohet kërkimi për bazën e fshehtë naziste e cila gjendet në këtë rajon, ku mendohet se gjendet edhe kufoma e Adolf Hitlerit dhe të bashkëshortes së tij Eva Braun.

Pohimet i argumentojnë me deklaratën zyrtare të admiralit nazist Karl Denic, dhënë në vitin 1943 nga e cila vërehej se poli jugor fsheh një mister të vjetër të paktën 70 vjet. Sipas arkivave ushtarake gjermane, disa muaj pas kapitullimit të Gjermanisë në vitin 1945, një nëndetëse gjermane arriti në polin jugor, ndërsa ekuipazhi bëri shpellë në të cilën gjoja fshihen disa kuti me relikte të ndryshme të Rajhut të Tretë.

Qëllimi i fundit i nazistëve ishte ruajtja e materialit gjenetik për liderin e dikurshëm famëkeq fashist që të klonohet dhe të lindte përsëri, dhe mesa duket këtë amanet të fundit nazist duan ta vënë në jetë rusët.
(el.me/BalkanWeb) Rusët kërkojnë eshtrat e Hitlerit, duan ta klonojnë! Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi