Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkencëtarët klonojnë një dhi të rrallë himaljane për të prodhuar kashmir Empty Shkencëtarët klonojnë një dhi të rrallë himaljane për të prodhuar kashmir

Sat 17 Mar 2012 - 2:28
Shkencëtarët klonojnë një dhi të rrallë himaljane për të prodhuar kashmir Dele-noaLondër, 17 Mars 2012, NOA - Mund të rezultojë si hapi më i rëndësishëm në revolucionin e industrisë tekstile, ulja e çmimeve të fijeve të çmuara për të pasur një prodhimtari më të madhe të materies së parë.

Disa shkencëtarë indianë kanë njoftuar se kanë klonuar një dhi të rrallë himaljane, lëkura e së cilës përdoret për të prodhuar kashmir.

Fryti i këtij eksperimenti quhet Noori, që në gjuhën arabe do të thotë dritë, dhe ka lindur më 9 mars.

Nëse shkencëtarët do të arrijnë të kryejnë klonimin në një shkallë më të gjerë, atëherë prodhimi i kashmirit do të pësonte një revolucion të vërtetë.

Në indi prodhimi i kashimirit konsiderohet si një ndër burimet kryesore të ekonomisë në vend pasi në harkun e një viti, fitimet kapin shifrën e 80 milionë dollarëve.

Janë pikërisht këto dhi që përdoren për të përftuar materien e parë të këtij materiali të kushtueshëm.

Habitati i tyre është në malet mes Himalajave dhe Tibetit, në kushte klimatike të ftohta, që janë të nevojshëm për të rritur qimet e tyre të buta, duke i kthyer në diçka tepër të çmuar.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi