I ftohti, ujku zbret në Kukës
Sat 11 Feb 2012 - 18:40
Dimri i ftohtë me shumë ngrica dhe dëborë ka bërë që kafshët e egra grabitqare, siç është ujku, të zbresin nga malet e të shfaqen në zonat urbane, madje në qytet.
Sipas gazetës “Shqip”, banorët e lagjes 1 të Kukësit kanë parë dje në mëngjes një kafshë të tillë të kalojë mes përmes pallateve, i ndjekur nga një turmë të rinjsh që e gjuanin me hunj, ndërkohë që kanë pasur shumë frikë t’i afrohen.
Njerëzit kanë lajmëruar një gjahtar, i cili ishte në një kafe atypari, por derisa ai ka shkuar në shtëpi për të marrë armën e gjahut, ujku ka hyrë sërish në pyll dhe është zhdukur në zonën e dushkut, duke e çarë dëborën me shumë vështirësi.
Disa persona thanë se në orët e vona ujku ishte vrarë nga një rojë stalle, nga frika se do t’i dëmtonte bagëtitë. Tre vjet më parë, në një dëborë të ngjashme, katër ujq zbritën në qytet nga malet e Hasit, ku më pas u vranë nga gjahtarët.
Edhe pse vrasja e këtyre kafshëve është e ndaluar me ligj, kur ata janë shfaqur në komunitet të uritur, nuk janë kursyer aspak. Fenomeni i afrimit të egërsirave pranë qendrave të banuara është vërejtur këto ditë edhe në zona të tjera të Europës që po vuajnë pasojat e motit të keq.

- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: I ftohti, ujku zbret në Kukës
Sat 11 Feb 2012 - 18:54
ik mer ujk se eshte bere keq per ushqime do te shkohesh ne hell dhe ti
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi