Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË Empty VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË

Sun 12 Feb 2012 - 13:26

Ekipet e kërkim-shpëtimit, sot rreth orës nëntë të mëngjesit, kanë filluar sërish kërkimet në fshatin Restelicë, për gjetjen edhe të tre banorëve tjerë, për të cilët dyshohet se gjenden nën gërmadhat e shtëpive, të cilat u goditën dje nga orteku i borës. ...


Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupat e pajetë të 7 personave, ndërsa mbrëmë në orët e vona nën gërmadha të shtëpive, është gjetur e gjallë një vajzë 5 vjeçare, e cila i mbijetoi kësaj tragjedie.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, konfirmoi se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e trupave të fundit.

Ndërkohë, njoftohet se kryeministri Thaçi do të vizitojë sot fshatin Restelice.

Ndryshe, një masiv i borës, i lartë mbi 10 metra dhe e i gjatë 500 metra, ka mbuluar të shtunën paradite afro 15 shtëpi të një lagjeje në fshatin Restelicë, dy prej tyre të banuara nga 11 anëtarë të familjes Reka.


avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË Empty Re: VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË

Sun 12 Feb 2012 - 13:29
Nëntë të vdekur nga orteku në Restelicë

VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË 12restel1_1202120911_1

Është ngritur në nëntë numri i të vdekurve nga orteku që ka rënë dje në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit. Ekipet e kërkim- shpëtimit që po vazhdojnë gjurmimet në vendin e tragjedisë, sot kanë gjetur edhe dy trupa të pajetë dhe kështu bilanci i deritashëm i tragjedisë është nëntë të vdekur.
Më sa merret vesh deri më tash, të gjithë të vdekurit janë nga familja Reka.
Mendohet se nën gërmadhat e shtëpive të mbuluara nga orteku ka ende të gjallë ose dhe të vdekur.
Operacioni i kërkim shpëtimit po vazhdon

Dragash, 12 shkurt –(E plotësuar) Pjesëtarë të FSK-së sot në mëngjes u janë ribashkuar banorëve dhe Policisë së Kosovës në aksionin e kërkim-shpëtimit të tre personave të ngujuar nga orteku i borës në fshatin Restelicë. Atyre u ajnë bashkuar edhe banorët e Restelicës.
Sipas informatave më të reja nga terreni, në Restelicë njoftohet për shtatë persona të vdekur . Dyshohet për tre të zhdukur. Në kushte gjithnjë shumë të vështira, va vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të gjallëve dhe të të vdekurve eventualë. Një masiv i borës, i lartë 10 metra dhe e i gjatë 500 metra, ka mbuluar afro 15 shtëpi të një lagjeje në fshatin Restelicë, dy prej tyre të banuara nga 11 anëtarë të familjes Reka. Gjatë ditës është konfirmuar nxjerrja e një fëmije të gjallë dhe e shtatë personave pa shenja jete. Për tre të zhdukur vazhdojnë kërkimet nga ekipet e FSK-së, KFOR-it, Policisë, por edhe të banorëve të fshatit Orteku gjigant i borës ka mbuluar të shtunën në mëngjes disa shtëpi të fshatit Restelicë të Dragashit, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave. Nën masivin e borës dyshohet se gjenden edhe tre persona, në kërkim të të cilëve janë vënë ekipet e shpëtimit dhe banorët e fshatit. Nga 11 anëtarë që ishin brenda shtëpive, vetëm një vajzë e moshës 7-vjeçare është nxjerrë e gjallë në orët e mbrëmjes. Trashësia e borës që ka goditur shtëpitë arrin në dhjetë metra thellësi dhe rreth pesëqind metra gjerësi. Policia fillimisht ka raportuar për nxjerrjen e dy personave, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore, të cilët, sipas saj, ishin pa shenja jete. Ndërkohë, pak më vonë është njoftuar se pa shenja jete është nxjerrë edhe personi i tretë, i moshës 17 vjeç. Banorët e fshatit kanë thënë nëpërmjet telefonit se viktima është djali i çiftit që është nxjerrë më herët nga rrënojat dhe i takonte njërës nga dy familjet Reka. Diku kah ora 22 është bërë e ditur edhe nxjerrja e një vajze 7-vjeçare që ishte ende gjallë, ndërsa pak çaste më vonë për gjetjen e një gruaje dhe një vajze 4-vjeçare, të dyja pa shenja jete. Në orën 22:30 është njoftuar nga ekipet e shpëtimit në Restelicë edhe për gjetjen e dy trupave tjerë të pajetë, duke e çuar kështu numrin e viktimave në shtatë.
Sipas informatave më të reja nga terreni, në Restelicë ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin personin e parë me shenja jete nga dy shtëpitë e mbuluara prej ortekut të borës.
Deputeti Hamza Balje ka konfirmuar nxjerrjen e një fëmije nga njëra shtëpi në Restelicë dhe ka shtuar se ekipet e FSK-së po punojnë vazhdimisht në përpjekje për të nxjerrë edhe të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë.
Sipas RTK-së, fëmija i nxjerr gjallë është një vajzë 7 vjeçare.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota para pak çastesh njoftoi se në Restelicë është gjetur edhe viktima e tretë e ortekut që ka mbuluar dy shtëpi të banuara me 11 anëtarë.
Mujota, i cili ka mbërritur në Restelicë, nga vendi i ngjarjes i tha RTK-së se është gjetur edhe personi i tretë i vdekur, pa saktësuar identitetin e tij, por njëkohësisht tha se nga brendia e dy shtëpive është paraqitur një person me telefon mobil dhe ka njoftuar se aty ka të gjallë. Llogaritet se edhe tetë persona janë të ngujuar në këto dy objekte banimi.
Pak pas orës 18 e 30 minuta, Policia e Kosovës e konfirmoi këtë lajm dhe bëri të ditur se viktimas e tretë pa shenja jete është një i ri i moshës 17-vjeçare

Më herët, sipas kumtesës së zyrës së DPP të Policisë së Kosovës, PK-ja ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore dhe atyre teknike, ku edhe përkundër kushteve të vështira dhe gjendjes së pakalueshme të rrugës në gjatësi prej rreth (4 km), ka arritur të depërtojë dhe njëherësh të arrijë në vendin e ngjarjes me njësi policore kufitare, ato të rendit publik dhe njësitet speciale, duke iu bashkangjitur qindra banoreve të Restelicës, të cilët po bënin përpjekje për të larguar borën dhe për t’iu dalë në ndihmë personave të mbetur nën ortekun e borës.
Policia konfirmon se deri më tani janë nxjerrë nga bora dy (2) persona, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore, të cilët ishin pa shenja jete, si dhe supozohet se edhe nëntë (9) persona të tjerë gjenden brenda në shtëpitë e mbuluara nga orteku.
Dhoma komanduese e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, e stacionuar në Dragash, është duke bërë koordinimin me të gjitha instancat në nivel rajonal dhe atë qendror si; Forcën e Sigurisë se Kosovës, KK të Dragashit, KFOR-in, zjarrfikësit, ndihmën e shpejtë, kompanitë për pastrimin e borës, bizneset lokale dhe banorët e asaj zone që me të gjitha kapacitetet e vëna në funksion po bëjnë përpjekje të pandërprera që t’iu dalin në ndihmë banorëve të kësaj zone.
Elham Seferi, zv/komandant i Policisë në Dragash, i ka thënë korrespodentit të Kohës Ditore se në dy shtëpitë e mbuluara nga orteku kanë mbetur të ngujuar 11 anëtarë të familjeve të Fehim e Rexhep Rekës, ndërsa për fatin e tyre ende nuk ka informacione.
I pyetur rreth orës 17 se a ka policia informacion për ndonjë viktimë, Seferi ka nënvizuar se “deri në kohën kur po flasim nuk ka të dhëna të këtilla”.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se megjithë angazhimin e madh në pastrimin e borës, duke pasur parasysh konfiguracionin e terrenit si dhe sasinë e borës, pa angazhim të makinerisë së rëndë, kjo punë mund të zgjasë me ditë të tëra.
VAZHDOJNË KËRKIMET NË RESTELICË 11-foto-per-balline-nr1,-qitja-shenjen-e-kohes-dhe-postoje-posa-te-kryhen-lajmet-e-ktv_1102121920_1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi