Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama: “Shkencëtarët” e qeverisë më shumë pagë, banorët e veriut pa ndihma Empty Rama: “Shkencëtarët” e qeverisë më shumë pagë, banorët e veriut pa ndihma

Sun 12 Feb 2012 - 17:14
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste ka reaguar për vendimin e
Këshillit të Ministrave, i cili bën që zyrtarëve të lartë tu paguhen
gradat shkencore. Në këtë mënyrë këta zyrtarë do të marrin një rritje
page prej 20 deri në 30 mijë lekë të vjetra.
Lideri i opozitës e cilëson vendimin pabarazi sociale, kjo pasi
vendimi nuk ka efekt për të gjithë punonjësit e administratës publike
por vetëm për ministrat, zv.ministrat, drejtorët.

“20-30 mijë lekë më shumë për shkencëtarët ministra, zv.ministra e
drejtore! Do fitojnë më shumë do paguajnë më pak taksa. Pabarazia në
themel!”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social “Tuiter”.

Në një kohë kur qeveri merr një vendim për rritjen e pagës për
zyrtarët e lartë, veriu i vendin do vuan nga bllokimi për shkak të
dëborës.

“Çdo ditë vendime kundër interesit publik dhe të mirës së përbashkët!
Pushtet i vjedhur për t’u bërë hyzmet interesave private të
pushtetarëve”, shprehet kreu i PS-së duke thënë se “asnjë ndihme s’ka
shkuar në veri prej dy javësh”.

Rama thotë se “dëbora” që ka rënë në veriu e ka “gjunjëzuar tërësisht
shtetin” pasi ajo sipas tij “s’ka asnjë fuqi për të përballuar
emergjenca”. Ai nënvizon se qeveria thjeshtë po jep “premtime” duke mos i
mbajtur ato.

“Deklarimet e Këshillit të Ministrave për fonde për banorët kopje e
premtimeve për Shkodrën e përmbytur: Askush s’është ndihmuar me fonde
ende sot!”, shkruan Rama.


nga AMA-News
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi