Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Greqi, dhunë, kimikate, kaos dhe të lënduar në protestë Empty Greqi, dhunë, kimikate, kaos dhe të lënduar në protestë

Sun 12 Feb 2012 - 19:32
Greqi, dhunë, kimikate, kaos dhe të lënduar në protestë 51293ATHINË- Tension dhe episode të rënda ka patur në sheshin qendror të Athinës dhe në rrugët përreth tij, ku prej orës 17:00 po zhvillohet protesta e organizuar nga bashkimi i sindikatave kundër masave antikrizë.

Mijëra njerëz u grumbulluan në një protestë dhe që në fillim u hodhën shishe “Molotov” kundër policisë e cila nga ana e saj u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Zjarr "Molotovi", luftë gurësh dhe xhama të thyer. Forcat speciale të policisë kanë krijuar kordon rreth monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe Parlamentit. Shpërthimet e vazhdueshme nga granatat dhe shishet "Molotov" shkaktojnë zhurmë të madhe.

Mësohet se një polic, një fotoreporter dhe nje grua u plagosën nga shpërthimet e “molotovit” dhe gurët. Ata u dërguan në spital, ndërsa mjaft protestues kanë problem me frymëmarrjen për shkak të lëndëve kimike të përdorura.

Nga protestuesit e larguar me ambulancë në spital është edhe Manolis Glezos, një figurë historike e së majtës në Greqi, njeriu që gjatë pushtimit nazist, uli flamurin gjerman nga Akropoli dhe ngriti në vend të tij flamurin grek si dhe kompozitori i mirënjohur Mikis Teodorakis.

Glezos tha se “populli grek kishte një takim në sheshin qendror, por fatkeqësisht na sulmuan me kimikate. Nuk mund të na imponohen masat e reja me mënyra të tilla”.

Në protestë lexohen parulla të tilla si ato që janë përdorur gjatë protestave për rrëzimin e diktaturës ushtarake: "Bukë, arsim, liri! Junta nuk përfundoi në 1973".

Mbi 6 000 forca policore janë angazhuar për të zbrazur sheshin “Sintagma”, ku mbizotëron kaosi dhe dhuna dhe ku situata për minuta të tëra doli jashtë kontrollit.
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Greqi, dhunë, kimikate, kaos dhe të lënduar në protestë Empty Re: Greqi, dhunë, kimikate, kaos dhe të lënduar në protestë

Sun 12 Feb 2012 - 22:02
Ishalla gjithnje keshtu, nuk ndyshon ky mot. Nuk e mohoj, qejfi me behet krt
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi