Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kaos në linjat e autobusëve Shqipëri-Greqi: 22 linja pezullohen, biletat do trefishohen! Empty Kaos në linjat e autobusëve Shqipëri-Greqi: 22 linja pezullohen, biletat do trefishohen!

Sat 2 Mar 2013 - 16:45
Kaos në linjat e autobusëve Shqipëri-Greqi: 22 linja pezullohen, biletat do trefishohen! LinjaMinistria greke e Transportit do të pezulloj 22 linja autobusësh Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas, vendimi do të hyj në fuqi që nga 4 marsi 2013.
Ky vendim ka sjell reagimin e menjëhershëm të Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtareve, të cilat japin alarmin kse ky vendim do është fatal dhe do sjellë falimentim e dhjetëra kompanive shqiptare dhe se do të trefishojë vlerën e biletës.

Ndërkohë, Ali Dyrmishi, kryetar i Shoqatës së Transporteve Ndërkombëtar të Udhëtarëve deklasoi: “Sot jemi para kushteve të tilla, ndodhemi në një katastrofë ekonomike shumë të rëndë. Shteti grek ka kërkuar ditën e hënë, në datën 4, deri në orën 12:00 që 22 operatorë shqiptarë të ndërpresin linjën Shqipëri-Greqi dhe kjo për të vetmen arsye se nuk u arrit marrëveshja dypalëshe midis Ministrisë së Transportit shqiptar dhe Ministrisë greke. Mbi 21 shoqëri, i bie një mesatare mbi 11 milionë euro të investuara. Me 11 milionë euro shkatërrohet një shtet i tërë dhe jo firmat shqiptare që i kanë bërë ato para me gjak. Kërkojnë me çdo kusht edhe në dëm të qytetarëve, emigrantëve shqiptarë, sepse nëse u bë një monopolizim i tillë, bileta e shqiptarëve që do udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë mund të shkojë 70-80 deri në 100 euro.”
Greqia vitet e fundit, e aq më shumë muajt e fundit e ndikuar nga situata jo e mirë politike me qeverinë shqiptare, po shfrytëzon çdo mundësi e shans, ndaj vendit tonë, por të gjitha këto bëhen në kurriz të emigrantëve dhe qytetarëve shqiptar të cilët jetojnë apo udhëtojnë në vendin fqinjë për të vizituar të afërmit e tyre.
Kështu, më 13 shkurt 2012 Ministria greke e Transportit ka ratifikuar një rezolutë për operacionet e transportit rrugor, ku u përcaktuan rregulla shtesë për vendet jo anëtare të Evropës. Por, para dy ditësh regjimi i ri i operimit i është dërguar Ministrisë sonë të transporteve për miratim.
Kjo dërgesë e palës greke ka sjellë dhe reagimin e Shoqatës së Transporteve Ndërkombëtar të Udhëtarëve, të cilët pohojnë se kjo është e kundërligjshme dhe bie ndesh me marrëveshjet midis dy shteteve. Marrëveshja e arritur vite më par mes dy vendeve parashikonte se linjat dhe destinacionet do të mbeten të liberalizuara./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi