Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studenti 24-vjeçar qe “perkuli” Facebook-un Empty Studenti 24-vjeçar qe “perkuli” Facebook-un

Sun 12 Feb 2012 - 23:59
Studenti 24-vjeçar qe “perkuli” Facebook-un Images-151Fjala eshte per studentin 24-vjeçar te Juridikut nga Austria. Ai eshte nje prej 845 milion perdoruesve te ketij rrjeti social, por dallon nga te tjeret, pasi eshte… “me i bezdisuri”.

“Kaq i bezdisur” saqe pergjegjesi i Facebook per Europen, Richard Alan, si dhe nje anetar i bordit drejtues te kompanise nga Kalifornia, udhetuan drejt Vjenes me qellim qe te kishin nje takim nga afer me studentin 24-vjeçar Max Strems. Takimi zgjati plot 6 ore, por ata nuk ia dolen mbane qe ta bindin Strems qe Facebook nuk do te nderhyje ne te dhenat personale te perdoruesve te tij.
Per te rifreskuar pak kujdesen, vitin e kaluar Strems, qe eshte perdoruesi i FB qe nga 2008-a, kaloi plot 6 muaj ne SHBA, ne universitetin e Santa Clara. Kur nje profesor ftoi ne universitet nje keshilltar juridik te Facebook te fliste para studenteve, austriaku 24-vjeçar u shokua me njohurite e kufizuara te folesit ne lidhje me rreptesine e ligjeve per mbrojtjen e te dhenave personale ne Europe. Keshtu qe vendosi qe kjo te ishte tema e punes se tij per mbrojtjen e diplomes.
Strems filloi nga ligjet baze. Facebook e ka qendren e tij evropiane ne Irlande, praktike e perbashket mes gjigandeve te teknologjise, qe u lejon t’i shmangen taksave te SHBA-se per te ardhurat nga fitimet jashte shteti. Duke u vendosur ne Irlande, kompania duhet t’i nenshtrohet ligjit te rrepte irlandez per privatesine. Dhe nje paragraf i ligjit flet per “te drejten e nderhyrjes” pasi çdo qytetar evropian ka te drejten per te mesuar me saktesi se çfare te dhenash ka nje kompani per te.
Pas shume kerkimesh, Srems zbuloi ne rrjetin social Facebook nje faqe qe i lejon perdoruesit evropiane te aplikojne per kete kerkese. Pak jave me vone, ai mori nga zyrat e Facebook ne Kaliforni arkivin e tij personal: plot… 1.200 faqe me gjithe historine e tij personalet, gjithe miqte qe kishte dhe ata qe kishte perjashtuar, gjithe çfare kishte shkruar ne faqen e tij por edhe ne faqet e tjera, gjithe “like” qe kishte bere apo kishte marre, madje dhe adresa e e-maileve te miqve te tij, edhe pse informacionet mund te ishin shuar prej tyre.
Strems u nxeh jashte mase. Ai iu drejtua Sherbimit Irlandez te Mbrojtjes se te Dhenave Personale dhe paditi Facebook per shume shkelje ligji. Madje ai krijoi edhe nje grup aktivistesh me titull “Europa kunder Facebook” dhe çeshtja mori nje publicitet shume te madh.
Mbi 40.000 perdorues te Facebook kane ndjekur shembullin e tij, duke kerkuar nga zyra evropiane e Facebook dosjen e tyre personale. Muajin e shkuar, pas rishqyrtimit te ligjit per te dhenat personale, Komisioni iu referua rastit te studentit austriak, si shembull qe tregon se ligjet duhet te jene me te rrepta.
Keshtu, Facebook vendosi qe brenda nje viti te zvogeloje ruajtjen e te dhenave apo veprimeve te perdoruesve dhe te shuaje brenda 6 muajsh gjithe fjalet qe ata kerkojne.
Paralelisht, u krijua edhe mjet software qe u jep te drejten perdoruesve per te bere nje permbledhje te shkurter te veprimeve dhe te dhenave te tyre personale. Por gjithsesi Srems nuk bindet dhe do te vazhdoje “ta shqetesoje” Facebook-un.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi