Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
dassa12
dassa12
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 2
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/12/2013

Studenti i Harvardit që ktheu historinë Empty Studenti i Harvardit që ktheu historinë

Mon 2 Dec 2013 - 22:01
Profili i Shpend Ahmetit, kryetarit të zgjedhur të Prishtinës



Në Kosovë ai njihet si një person që pëlqen shumë ushqimin e shpejtë (hamburgerat) si edhe i pëlqen të këndojë në karaoke edhe pse nuk ka zë. Gjithashtu atij i pëlqen shumë futbolli dhe është pronar i një lokali në Prishtinë, ku të rinjtë ndjekin ndeshjet.

Ky është Shpend Ahmeti. Sot ai është 35 vjeç dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë kryetari i Komunës së Prishtinës. Kandidati i Vetëvendosjes arriti të mundë në këtë garë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, që gjithashtu është kreu i opozitës në Kosovë.

Prishtina njihej si një nga bastionet e LDK-së, pasi që pas çlirimit të Kosovës, kjo komunë është drejtuar vetëm nga kjo forcë politike. Por, Shpend Ahmeti bëri mrekullinë duke ia hequr këtë bastion pas 14 vitesh.

Kush është? Ai ka studiuar në Universitetin Amerikan në Bullgari për Ekonominë e Zbatueshme dhe Administrim Biznesi në vitet 1996-2000. Dy vite më pas ai nisi masterin në Harvard. Ahmeti u diplomua në këtë universitet të njohur për Analizën e Politikave Publike.

Eksperienca në punë: Prej janarit të vitit 2011 deri në qershor 2012, ka punuar si analist financiar për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Nga tetori i vitit 2007 deri në tetor 2010, Ahmeti ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv në Institutin GAP. Ndërsa nga shtatori i vitit 2005 e në vazhdim, ai është lektor në Universitetin Amerikan të Kosovës. Ai ka punuar gjithashtu edhe për Bankën Botërore.

Karriera politike: Ai prej vitesh ka qenë një nga ekonomistët më të preferuar të gazetarëve. Kjo bëri që ai të shihej gjerësisht si ministër potencial për Ekonominë. Por hyrja e tij në politikë ishte e vonë, pasi kjo ndodhi vetëm në tetor të vitit 2010. Nuk ka qenë pjesë e Vetëvendosjes por bashkë me Ilir Dedën themeluan partinë Fryma e Re. Megjithëse fushata e tyre ishte model, morën një numër të pakonsiderueshëm votash. Në mars të vitit 2011, FER u shkri me Vetëvendosjes dhe Ahmeti u zgjodh zv.kryetar i VV-së.

Jeta private: Ahmeti është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Bashkëshortja e tij quhet Ardiana Gjiunolli. Babai i tij, Ali Ahmeti, një aktor i njohur në Kosovë që nuk jeton më, nuk ia ka futur hundët asnjëherë në punët e djalit, por e ka këshilluar atë që të mos bëhet aktor.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Studenti i Harvardit që ktheu historinë Empty Re: Studenti i Harvardit që ktheu historinë

Mon 2 Dec 2013 - 22:59
urime   fitorja  ore SHpendi


Edituar për herë të fundit nga Kushtrimi4 në Mon 2 Dec 2013 - 23:01, edituar 2 herë gjithsej
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Studenti i Harvardit që ktheu historinë Empty Re: Studenti i Harvardit që ktheu historinë

Mon 2 Dec 2013 - 22:59
SHpend Ahmeti esht komshi i imi une e njoh shum mir ky djal ka dhurat nga Zoti sepse esht shum intelegjent esht shum i dashur patriot i vrtet shum i arsimum ka shum deshir ta zhvillon prishtinen si nje qytet evropjan Zoti e bekoft SHpendin.
Sponsored content

Studenti i Harvardit që ktheu historinë Empty Re: Studenti i Harvardit që ktheu historinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi