Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ftonte për seks dhe orgji të miturit në Facebook, denoncohet 25-vjeçari Empty Ftonte për seks dhe orgji të miturit në Facebook, denoncohet 25-vjeçari

Mon 13 Feb 2012 - 1:47
Ftonte për seks dhe orgji të miturit në Facebook, denoncohet 25-vjeçari 1157Dëshiron të vish për një orgji djemsh me mua?". Propozime të tilla të pahijshme, ngacmime dhe përpjekje për takime seksuale me të mitur. Të gjitha, përmes Facebook-ut.

Viktimat, disa fëmijë “të tërhequr” nga djaloshi 25-vjeçar fiorentin, i cili zgjidhte nëpërmjet rrjetit social një metodë mjaft agresive. U vidhte të miturve fotot e tyre nga profili dhe pastaj i postonte të shoqëruara me imazhe pornografike.

Ata që kanë parashtruar ankesat e tyre në polici ndaj një fakti të tillë, kanë qenë pikërisht nënat apo baballarët e të miturve, të cilët u informuan nga fëmijët e ngacmuar dhe kanë zbuluar identitetin e abuzuesit me ta, duke vrapuar direkt drejt policisë.

Më tej, hetuesit rindërtuan skemën me të cilën vepronte i riu 25 vjeçar që banonte në rrethinat e Firences.

Ajo niste me vjedhjen e fotove të të miturve, ngjitjen e tyre me imazhe të tjera pornografike, gjë që i bënte ata të kërkonin shpjegime nga shantazhuesi.

E në këtë moment, ai përfitonte për t’u bërë propozime amorale për orgji, seks etj.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi