Aguilera: 10 Vjet Pa E Parë Babanë, Dua Të Kontaktoj Me Të
Mon 13 Feb 2012 - 16:26
Këngëtarja e njohur për herë të fundit e ka parë të atin në vitin 1999 ndërsa para disa ditësh ka deklaruar se dëshiron sërish të kontaktoj me të. Arsyeja për të cilën Christina Aguilera është distancuar është keqtrajtimi fizik dhe psikik i të atit.“Shumë qartë kam treguar se sa rënd e kam pasur ndërsa atij me siguri nuk i ka pëlqyer një gjë e tillë. Megjithatë unë jam e hapur dhe e gatshme që sërish të kontaktoj me të. Kam mjaft vite, jam rritur. Ndoshta ndonjëherë do të darkojmë së bashku”, ka thënë Christina. Këngëtarja para disa viteve e ka shpjeguar historinë e saj të tmerrshme për atë se si i ati atë dhe të motrën Rejçell i ka keqtrajtuar përderisa kanë qenë të vogla. Dhe ky stil i jetës e ka detyruar atë të krijoj muzikë. I ati i saj Fausto i ka demantuar këto ndërsa në vitin 2006 këngëtarja e ka shkruar dhe xhiruar këngën “Hurt” për të cilën edhe vetë ka deklaruar se flet dhe tregon shumë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi