Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e një fotografie të shkrepur 100 vjet më parë Empty Historia e një fotografie të shkrepur 100 vjet më parë

Wed 30 May 2012 - 18:24
Historia e një fotografie të shkrepur 100 vjet më parë Foto4-234x300Mark Brunga

Një foto e Kishës Ortodokse të Durrësit e shkrepur 100 vjet më parë nga Marubi e çon vëmëndjen tonë në një pamje të rrallë të një ceremonie të “Festës së Shën Gjergjit”, e festuar në qytetin bregdetar në vitin e fundit të robërisë 500-vjeçare.

Fotografia është bërë më 23 prill 1912, pra afërsisht rreth 8 muaj para Shpalljes së Pavarësisë. Në foto duket kisha në Kodër-Vilën e sotme (tashmë krejtësisht e transformuar) pak metra më lart se vëndndodhja e gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”. Ka shumë qytetarë të pranishëm çka dëshmon se festa ka qenë e rëndësishme për qytetin. Është festa e shënjtorit emrin e të cilit ka mbajtur edhe vetë kjo kishë.



Kartolina, me foto të Marubit

Kartolina është prodhuar nga galeria e famshme e Marubëve dhe në postimin e saj drejt Gjermanisë është përdorur nje pullë poste gjithashtu e rrallë, ndër pullat e para të emetuara. Mbi kartolinë shkruhet në greqisht “Kisha e Shën Gjergjit e Durrësit, me rastine festimeve – 23 prill 1912”. Kisha Ortodokse e asaj kohe varej nga patriakana e Stambollit dhe ende nuk ishte themeluar Kisha Autoqefale Shqiptare nga Fan Noli.



Noli qëndroi aty për 14 muaj

Në këtë kishë që na e risjell në vëmendje Marubi i madh nëpërmjet kësaj kartoline 100 vjeçare ka shërbyer dikur për pak kohë edhe vetë Fan Noli, themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Noli ka zbritur në Durrës pas pjesmarrjes në Kongresin e Shqiptarëve që u mblodh në Trieste në 27 shkurt-6 mars të 1913-s. Ai ka qëndruar në qytet dhe ka shërbyer meshë në këtë kishë në gjuhen shqipe për 1 vit e 2 muaj pas ditës kur është shkrepur kjo foto. Prej aty ka ikur më pas për në SHBA, nga ku 10 vite më vonë do të kthehej për të themeluar Kishen Autoqefale Shqiptare (1923).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi