Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet Empty Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet

Sat 3 Nov 2012 - 20:53
 Martesa më e gjatë që njeh historia, 86 vjet 60017INDI- Në një kohë kur shumë pak martesa i rezistojnë kohës, 107-vjeçari Karam dhe gruaja e tij, 100-vjeçarja Katari Chand, vërtetojnë se dashuria e përjetshme ekziston. Çifti indian, i cili ka 8 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa, kanë 86 vite të martuar, periudha më e gjatë që njihet për një burrë dhe një grua së bashku.

Ata thonë se çelësi i suksesit qëndron në përkujdesjen për njëri-tjetrin në çdo mënyrë të mundshme.

“Unë e bëj për të qeshur gruan time gjithmonë. Kjo është mënyra ime e të qenit romantik. Thonë që e qeshura të zgjat jetën dhe duke qenë se ne jemi ende gjallë, duhet të jetë e vërtetë. E dua shumë gruan dhe do më pëlqente të jetoja edhe 80 vite të tjera me të”, shpreh Karam, citon Kosovapress.

Ndërsa Katari thekson: “Unë gjithmonë kujdesesha të gatuaja mirë për të, të përgatisja ushqime të shëndetshme. Jemi vegjetarianë dhe gjithmonë kemi konsumuar perime të freskëta.”

Tashmë çifti pret që Guiness të zyrtarizojë rekordin e tyre. Rekordi aktual është një martesë 82-vjeçare.
Burimi: ballkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi