Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A ka vertete nevoje Shqiperia per nje llotari? Empty A ka vertete nevoje Shqiperia per nje llotari?

Mon 13 Feb 2012 - 22:51
A ka vertete nevoje Shqiperia per nje llotari? RouletteNje shetitje e shpejte ne nje nga rruget e Shqiperise dhe do shikoni se sa kazino do t’ju dalin perpara! Sa kazino mund ti mbijetojne tregut?!

Nuk eshte logjike qe te kete kaq shume! Vetem nese ata kane burime te tjera te ardhurash, por eshte veshtire te imagjinosh se cfare te ardhurash te tjera ligjore kane.

Nuk eshte veshtire te gjesh nje kazino ne Tirane! Thjesht kur te duhet te gjesh nje parkim per makinen do te kuptosh se ndodhesh perpara nje kazinoje dhe vendi i parkimit eshte zene nga shtyllat e zeza te kazinose. Kushedi nese keto kazino i paguajne taksa bashkise per keto hapesira te zena!!! Ne supozohet qe te jemi nje nga shtetet me te varfra ne Europe por nderkohe kemi te gjitha tiparet e Las Vegas apo Monte Carlo.

Njoftimi i qeverise per nje koncesion te shpejte te Llotarise Kombetare ishte nje surprise! Kryeministri tha se qeveria eshte konsultuar me autoritetet e Llotarise Europiane dhe kane vleresuar funksionimin e kazinove te tjera. Me siguri kjo eshte interesante! A eshte nje Llotari kaq e rendesishme per qeverine?! Apo ndoshta eshte thjesht nje dere e pasme per burime taksash qe te balancoje buxhetin qeveritar!

Le te presim e te shohim kush do te hyje ne konkurs per te fituar koncesionin dhe le te shikojme se sa transparente do te jene keto kompani. Gjithashtu le te shohim se si ofruesit lokale do ta braktisin ne oren 11 dhe se si disa nga llotarite me te medha ne bote do te deshtojne ne ofertat e tyre.

Opozita duket e heshtur per kete ceshtje…. Ndoshta ata ishin te zene dhe e humben kete!

Mos na keqkuptoni! Ne mendojme se nje llotari eshte nje ide shume e mire dhe do te deshironim qe qeveria te nxiste nje llotari te mire, me kosto te arsyeshme dhe taksa te reduktuara si dhe per arsye te mira.

Por a ka ndonje qeveritar qe ka vizituar nje shkolle shteterore, nje spital shteteror, ka vene re qe pjesa me e madhe e dritave te rruges ne qytet nuk funksionojne??... Nese policet, mesuesit, doktoret dhe infermieret do te paguheshin me mire, shume probleme do te zhdukeshin. Mendimi per krijimin e nje sherbimi zjarrefikesesh dhe ambulance a do te conte ne nje perdorim me te mire te parave, te parave tona?! Fatkeqesisht ndoshta jo…. Te gjitha zhvillohen ne menyre private dhe gjenerojne kaos…..

(infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi